Mbretëresha e minimalizmit, Angelina Jolie është gjithmonë gati për të na frymëzuar me veshje sa të thjeshta, aq të rehatshme dhe elegante.
Së fundmi, ylli i filmave është parë rrugëve të Neë York-ut, me veshjen më klasike që mund të përdorësh gjatë stinës së nxehtë. Një fustan i bardhë, i lirshëm, treçereksh dhe sandale/shapka ngjyrë bezhë me takë të ulët nga Salvatore Ferragamo.
Përsa i përket aksorëve, Jolie zgjodhi t'i besoj vetëm çantës që kombinonte me sandalet dhe maskës së fytyrës.
Nëse kjo nuk është një veshje tipike vere, atëherë s'e dimë çfarë është! Sado ngjyra, prerje apo printe të veshim, asgjë nuk duket si një fustan i bardhë i freskët-simboli i kësaj stine.
Fustane të tilla s'ju lejojnë të gaboni kurrë. Eshtë zgjedhje e sigurtë sa herë doni të përballoni vapën me stil dhe elegancë.
Burimi: Who What Wear