Në fotot më të fundit shkrepur nga paparacë, kombinimi i i Rihanna-s, ashtu siç pritet, nuk është dhe aq i zakontë. Disa revista mode dhe jo vetëm, si Glamour, shkruajnë: "Ajo sapo shpiku veshjen e radhës për këtë verë". Xhaketë e gjerë, pantallona të shkurtra, taka pak të larta, bizhuteri perla dhe...kapele bejsbolli.
Nëse do dëgjonit vetëm elementët e veshjes, pa e parë, me siguri nuk do iu shkonte mendja që kombinimi të mos dukej aq i çuditshëm sa tingëllon.
Ndoshta është efekti i Rihanna-s, ose thjesht fakti që tashmë jemi mësuar ta shohim me kombinime nga më të çuditshmet. Në prill të këtij viti, veshja e këngëtares kishte aq shumë printe, sa nuk keni menduar se do t'i shihnit ndonjëherë në një veshje të vetme.
Në kokë mbante një kapele-kovë (bucket hat) me print zebre. Poshtë palltos së hollë vihej re një bluzë me vija dhe printi karakteristik që bashkon ngjyrat. Po i njëjti print (tie-dye – një metodë e krijimit të formave të ndryshme nëpër copa) dukej edhe te palltoja, që kombinohet me ngjyrën e pantallonave të gjera. Aksesorët, sidomos syzet në nuancat e jeshiles, kompletonin look-un.
Me pak fjalë, Rihanna është provë se "nëse ndihesh mirë, do dukesh mirë".