“Syri i zjarrit” u konsiderua nëpër media një ngjarje tronditëse e të premtes, pamjet e të cilës u bënë virale në rrjete sociale.
Zjarri në Gjirin e Meksikës në oqeanin Atlantik, në perëndim të gadishullit Yucatan u shua, sipas njoftimit të kompanisë shtetërore të naftës, Pemex, e cila tregoi se shkaku ishte një rrjedhje gazi nga një tubacion nënujor.
U deshën më shumë se pesë orë që zjarri të shuhej plotësisht, sipas Pemex. Ai filloi në një tubacion nënujor që lidhet me platformën Ku Maloob Zaap për zhvillimin e naftës, më e rëndësishmja e kompanisë, thanë katër burime për Reuters.
WATCH: Flames shooting from the Gulf of Mexico after gas leak causes pipeline to catch fire pic.twitter.com/4LNOAY8w7I
— BNO News (@BNONews) July 2, 2021
Ku Maloob Zaap ndodhet afër skajit jugor të Gjirit të Meksikës. Kompania shtoi se do të hetonte shkakun e zjarrit. Sipas raporteve, punëtorët e kompanisë përdorën azot për të kontrolluar zjarrin.
Shout out to all the legislators going out on dinner dates with Exxon lobbyists so they can say a Green New Deal is too expensive ?? https://t.co/zlQE7LGfPL
— Alexandria Ocasio-Cortez (@AOC) July 2, 2021
Angel Carrizales, kreu i rregullatorit të sigurisë së naftës në Meksikë, ASEA, shkroi në Twitter se incidenti "nuk gjeneroi ndonjë derdhje". Ai nuk shpjegoi se çfarë po digjej në sipërfaqen e ujit.