Billie Eilish është kritikuar dhe njëherë, pasi një klip i vjetër i këngëtares tregon atë, duke thënë se personazhi Cindy nga "The Boondocks" është "personazhi i saj i preferuar i filmave vizatimorë".
"Personazhi im i preferuar do ishte Cindy nga "The Boondocks", sepse ajo është si unë. Ajo jam unë nëse thjesht do bëja gjithë gjërat që kam menduar të bëj", thotë këngëtarja në video.
ëe told y’all she ëas a culture vulture.
— Call Me Bi Your Name (@LoLoVonZ) July 8, 2021
That character ëas literally placed in the Boondocks to satirize ëhite girls ëho build their entire personality off hip-hop culture...
And that’s her fave. pic.tëitter.com/ikGLxNQVfd
Për ata që nuk e njohin, "The Boondocks" është një serial i animuar sitcom, i famshëm për përdorimin e satirës afro-amerikane. Personazhi Cindy dhe i gjithë seriali njihen për mënyrën se si prekin (me humor, satirë) tema të politikës, racizmit, terrorizmit etj.
Cindy është një "kukull" me ngjyrë të bardhë, por flet me një theks afrikano-amerikan. Ajo portretizohet si një person i pavetëdijshëm për problemet me racizmin.
E gjithë kjo nuk u ka pëlqyer shumë njerëzve, të cilët kanë bërë qindra postime në Twitter, ku thonë se "kjo që Billie vazhdon të bëjë nuk është normale", "Në fillim tallet me aziatikët, tani me njerëzit me ngjyrë" etj.
Videoja shfaqet rreth më pak se një muaj, pasi këngëtarja u përball me kritika të ashpra pas publikimit të një videoje të vjetër, që u pretendua "si raciste kundër aziatikëve".
Sigurisht, ka patur edhe nga ata që kanë menduar se "kjo që njerëzit po bëjnë është e tepërt dhe jo çdo veprim bëhet me qëllim racizmin".
- Billie flet për herë të parë për videot e publikuara me përmbajtje raciste dhe kërkon falje publike
- Billie Eilish flet pas reagimeve që mori nga 'shndërrimi' i saj në Vogue: S'doja të postoja më kurrë
- Në Vogue, Billie Eilish zbuloi dhe tatuazhin për të cilin u betua se njerëzit s'do e shihnin kurrë!
- Veshja e Billie Eilish është kaq e fuqishme dhe s’ka lidhje me dukjen
- Billie Eilish thotë se të gjithë moshatarët e saj kanë përjetuar sjellje seksuale të papërshtatshme
- Veshjet që Billie Eilish nxorri në shitje janë aq të shtrenjta, sa edhe fansat po e tallin!
Burimi: Buzz Feed, Sports Skeeda