Një video e Justin Bieber dhe bashkëshortes së tij, Hailey, u bë virale në rrjete sociale, fillimisht në TikTok, dhe të shumtë qenë njerëzit që akuzuan Justin për sjelljen e pretenduar ndaj Hailey-t.
Siç mund ta shihni në video – ku Bieber u shfaq në një klub nate së bashku me Diplo-n në Las Vegas – ai duket sikur i bërtet Hailey-t.
Justin and Hailey Bieber spotted out in Las Vegas (July 9) pic.twitter.com/BAtpwhBxxZ
— Justin Bieber Crew (@JBCrewdotcom) July 11, 2021
Videoja qarkulloi fillimisht në TikTok dhe njerëzit pretenduan sjellje të pahijshme. Ndërkohë njerëz të tjerë thonë tjetër version.
“Ai nuk po bërtiste. Isha atje dhe e dëshmoj këtë. Ishte e gjitha adrenalinë,” shkruan dikush. “Ai ishte në adrenalinë pas performancës. Nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste. E urrej faktin që njerëzit e nxjerrin gjithnjë si njeri të keq,” lexohet në një tjetër koment.
Një përdorues i Twitter, që gjithashtu pretendon se ishte dëshmitar i skenës, tha se “Justin ishte në gjendje të mirë dhe po i tregonte një histori, por njerëzit në internet janë gjithnjë të gatshëm të krijojnë skenarë.”
- Videoja virale: Justin Bieber u lutet fansave të mos mblidhen jashtë apartamentit të tij!
- ‘Kishte mungesë besimi’: Justin Bieber rrëfen se pse viti i parë i martesës ishte i vështirë
- Hailey dhe Justin Bieber tani kanë të njëjtin tatuazh, por në vende të ndryshme
- Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin vendosën të martoheshin aq të rinj