Prej pak kohësh, në TikTok qarkulloi shumë shpejt një video në të cilën Justin dhe Hailey po ecin me shoqëruesit e tyre. Shumë njerëz kanë menduar se "Justin po i ngre zërin Haile-yt", "po i bërtet" apo po "i flet ashpër", por nuk rezulton të jetë asnjëra nga këto.
Justin and Hailey Bieber spotted out in Las Vegas (July 9) pic.twitter.com/BAtpwhBxxZ
— Justin Bieber Crew (@JBCrewdotcom) July 11, 2021
Në një postim në Instagram, modelja shkruan:
"Kujtojmë sa e mrekullueshme ishte fundjava e kaluar. Kam kaluar shumë mirë, e rrethuar nga kaq shumë dashuri."
Ajo shton:
"Çdo rrëfim tjetër që qarkullon është përtej falses. Mos u ushqeni me budallalliqe negative."
Në fakt, edhe njerëz të tjerë që ishin të pranishëm në Las Vegas dhe në të njëjtin ambient me çiftin i përgenjshtruan spekulimet në TikTok.
“Ai nuk po bërtiste. Isha atje dhe e dëshmoj këtë. Ishte e gjitha adrenalinë,” shkruan dikush. “Ai ishte në adrenalinë pas performancës. Nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste. E urrej faktin që njerëzit e nxjerrin gjithnjë si njeri të keq,” lexohej në një koment.
Një përdorues i Twitter, që gjithashtu pretendon se ishte dëshmitar i skenës, tha se “Justin ishte në gjendje të mirë dhe po i tregonte një histori, por njerëzit në internet janë gjithnjë të gatshëm të krijojnë skenarë.”