Social Buzz

Me shumë mundësi, Charli D’Amelio nuk do të jetë më ylli më i ndjekur në TikTok

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2021

Me shumë mundësi, Charli D’Amelio nuk do të jetë

Charli D’Amelio është më e ndjekura në TikTok, e para që arriti të grumbullojë 100 milionë ndjekës në platformë. Momentalisht ajo ka më shumë se 120 milionë, por gjasat janë që të mos qëndrojë më në vend të parë.

TikToku di si të na surprizojë dhe me gjasë, shumë shpejt, njeriu më i ndjekur në TikTok do të jetë Khaby Lame.

Me shumë mundësi, Charli D’Amelio nuk do të jetë

Një javë më parë, Khaby kaloi Addison Rae e cila ishte më e ndjekura pas Charli-t. Për momentin, djali nga Senegali që jeton në Itali numëron më shumë se 90 milionë (ndërkohë Addison ka 81.9 milionë).

Sipas faqes që analizon të dhënat në rrjete sociale, SocialBlade, rritja e ndjekësve në profilin e tij ishte pothuajse tetë herë më e shpejtë se ajo e D’Amelio që nga java e kaluar dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë, Khaby mund të ketë më shumë ndjekës se Charli deri në mes të gushtit.

Me shumë mundësi, Charli D’Amelio nuk do të jetë

Khaby Lame është djali që filmon reagimet e tij ndaj videove të tjera, duke mos thënë asnjë fjalë të vetme. Brenda pak muajsh ai është bërë një nga njerëzit më të njohur në internet. Për më shumë informacion për të, klikoni këtu.