Ndryshe nga ditët e mëparshme, 24 orëshi i fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarëve me Covid-19. Në njoftimin zyrtar, u bë me dije se sot nga 3526 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 43 persona.
Ndërkohë, ditën e djeshme rezultuan të prekur vetëm 11, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë humbje jete. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me koronavirus, por çfarë shqetëson ekspertët është rritja e ndjeshme e infektimeve. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje njerëzve të vaksinohen dhe të respektojnë masat kundër Covid-19 si dhe variantit më kërcënues për momentin, atij Delta.
Ndonëse deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Delta, autoritetet kanë konstatuar sinjale të pazakonta.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid-19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
Për fat të mirë, studimet kanë treguar se vaksinat ofrojnë mbrojtje të mirë edhe ndaj variantit Delta, megjithëse një tjetër faktor kyç mund të përcaktojë nëse do të infektoheni ose jo me këtë virus. Kjo vlen edhe për njerëzit e vaksinuar.
Gjatë një daljeje në “Face the Nation” në CBC, Scott Gottlieb, mjek dhe investitor amerikan që ka shërbyer si komisionir i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) në periudhën 2017-2019, u shpreh se çfarë mund të përcaktojë vërtet nëse do të infektoheni ose me variantin Delta: maskat.