Leonora Jakupi, në një deklaratë të fundit në Instgram, theksoi se “nuk u del në mbrojtje njerëzve që rrezikojnë jetën e vet dhe të qytetarëve”, pas postimit të mëparshëm të paqartë, që lidhej me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga emigrantët.
“Ta keni parasysh që unë nuk mbroj njerëz që rrezikojnë jetën e vet dhe të qytetarëve. Unë mbroj të drejtën e diasporës, jo çdo gabim individual duhet t’i vishet mërgats. P.S. Si duket, mediat në Shqipëri nuk e kanë idenë më të vogël se çfarë po ndodhë në Kosovë viteve të fundit,” shkruan ajo, pa përmendur ndonjë rast konkret.
Jakupi përmendi në Instagram rastin e dy shqiptarëve të Kosovës, të cilët ishin kryefjalë në shumë media, pasi u filmuan nga policia duke bërë garë shpejtësie në autostradën Fier-Vlorë me 225 km/h.
“Ç’keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj. A mos jemi ne më të mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brumë i njëjtë. Lërini njerëzit, le të kënaqen në vendin e vet. Tek e fundit, secili paguan për gabimin e vet. Gëzuar diasporë.” - shkroi ajo.