High Tech

Nuk keni nevojë për ftesë: Tani, të gjithë mund të regjistrohen në aplikacionin Clubhouse

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2021

Nuk keni nevojë për ftesë: Tani, të gjithë mund të

Në fillim të vitit, njerëzit kërkonin me ngulm një ftesë për në Clubhouse – një aplikacion invite-only, që do të thotë se duhej që një anëtar ekzistues i aplikacionit t’i bënte pjesë. Por tani, të gjithë mund të kenë një llogari.

Clubhouse njoftoi se të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android mund të regjistrohen, pa qenë nevoja për ftesë apo listë pritjeje.

“Sistemi i ftesave ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë të hershme," shkruajtën themeluesit e e platformës, Paul Davison dhe Rohan Seth. Ata gjithashtu thanë se shtimi i njerëzve ka ndihmuar në "rritjen e Clubhouse në një mënyrë të matur".

Sipas të dhënave nga Sensor Tower, i cili vëzhgon shkarkimet e aplikacioneve në celularë, Clubhouse ka pasur një rënie të ndjeshme në shkarkimet mujore në iOS muajt e fundit, nga kulmi prej 9.6 milionë shkarkimesh në shkurt në vetëm 719,000 në maj.

Por Clubhouse thekson se angazhimi në platformë mbetet i fortë. Aplikacioni tha se afërsisht 500,000 dhoma (rooms) krijohen në platformë çdo ditë, me përdoruesin mesatar që kalon rreth një orë në ditë në aplikacion.

Nuk keni nevojë për ftesë: Tani, të gjithë mund të

Clubhouse është një aplikacion i ngjashëm me një bisedë në radio, me një konferencë në Zoom dhe me një podcast.

Pasi i bashkoheni Clubhouse, ju zgjidhni temat që ju interesojnë: teknologji, libra, biznes, shëndetësi, muzikë etj. Sa shumë informacion të jepni për interesat tuaja, aq më shumë “dhoma bisedash” private do t’ju rekomandojë aplikacioni. Bisedat janë si salla konference, ku disa flasin dhe shumica dëgjojnë. Pasi mbaron biseda, “dhoma” mbyllet. 

Ashtu si AirBnb, Uber dhe SpaceX, Clubhouse konsiderohet “unicorn startup” (startup njëbrirësh; startup - një kompani fillestare e themeluar nga një ose më shumë sipërmarrës për të zhvilluar një produkt ose shërbim të ri) për shkak se tashmë vlen më shumë se $1 miliard.

Tani, Clubhouse vlerësohet me 4 miliardë dollarë. Ai përdoret nga disa figura të njohura dhe me ndikim, si Oprah, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.