Shumë gjëra mund të ishin ndryshe nëse do të ishin plotësuar kushtet dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) do të kishte bërë pjesë të ekipit olimpik Distria Krasniqin, xhudisten e cila triumfoi duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki, fitore që i siguroi medaljen e parë të artë – të parën për Kosovën në Tokio 2020 dhe të dytën që pas debutimit në Rio 2016.
S'ka t'pagune kjo ndjenjë #DritonKuka ?#DistriaKrasniqi ?
— Dren Shporta (@drenshp) July 24, 2021
?? #proud #Olympics #KosovaJudo #Tokyo2020 #Kosova ?? pic.twitter.com/K6q7em2sMU
Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit, ishte i gatshëm që Distrian “ta ofronte” për Shqipërinë. Në një intervistë të vitit 2016 në “Pasdite në Top Channel”, ai theksoi se “nuk pranojnë asnjë ofertë nga shtetet e huaja për të garuar në emrin e tyre”, me përjashtim të Shqipërisë.
“Shtete që kanë miliona euro fonde për Federatën e Xhudos do ta dëshironin Majlindën, por për ne ajo është një çështje e mbyllur. Pasi përfaqësoi Shqipërinë Majlinda nuk do të garojë për askënd tjetër përveç Kosovës,” tha trajneri Kuka.
Më pas shtoi:
“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg. Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike.”
Kuka ishte i bindur për Majlindën dhe Distrian – jo më kot të dyja kanë kanë një medalje ari – prandaj theksoi, “Nëse do të realizohet kjo gjë, unë do të shkoj në Olimpiadë me dy sportiste, njërën për Shqipërinë e njërën për Kosovën e me siguri që në finale edhe medaljen e artë edhe të argjendtë mund ta fitojnë këto shqiptare".
Pikëpamja optimiste e Kukës u kthye në realitet shumë shpejt, vetëm se të dyja medaljet shkuan për Kosovën, pasi siç duket, nuk u plotësuan kushtet ose nuk u arrit një marrëveshje mes xhudistes Krasniqi dhe KOKSH. Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina janë të vetmet jo-mikroshtete europiane pa një medalje olimpike.
Lot krenarie. Ndjenjë e jashtëzakonshme ?#imageofkosovo pic.twitter.com/ftGoXJPljh
— IMAGE of KOSOVO (@imageofkosovo) July 24, 2021
Distria Krasniqi, e lindur në vitin 1995, nisi të merrej me xhudo në moshën 7-vjeçare dhe stërvitej më vëllain. Ajo ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 48 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019. Në vitin 2020, Distria fitoi një nga medaljet e bronzta në garën e grave për 48 kg në Kampionatin Europian të Xhudos në 2020, të mbajtur në Pragë. Këtë vit, ajo fitoi medaljen e artë në Judo World Masters të mbajtur Katar.