Të gjithë biem dakord që Bella Hadid, tezja më e re në skenë është shumë "cool" në statusin e saj të ri! Pavarësisht axhendës së saj të zënë, supermodelja gjithmonë gjen kohë për të dalë me Khai-in dhe Gigi-in.
View this post on Instagram
Si rrallëherë, një moment të tillë na e dokumentoi Gigi, me postimet e fundit. Motrat e famshme ndodhen në Neë York bashkë me bebushen dhe ja, kjo është Bella teksa mban në krahë mbesën e saj 10 muajshe, ndërkohë që i tregon botën përtej dritares.
Siç mund ta keni vënë re nga postimet që bën, Gigi Hadid zgjedh të mos e shfaqë publikisht portretin e së bijës, të cilën deri më tani e kemi parë vetëm nga pas. Edhe në fotot e kapura nga paparacët apo fansat, modelja ka kërkuar publikisht që fytyra e së bijës të mbulohet.
View this post on Instagram
"Teksa e shohim vajzën të rritet e kuptojmë që s'mundemi ta mbrojmë nga çdo gjë, ashtu siç do të donim dhe siç bënim kur ishte më e vogël. Dëshira jonë është që ajo të jetojë një fëmijëri sa më normale të jetë e mundur dhe kur të rritet të zgjedhë vetë nëse do ose jo të jetë imazh publik. S'duam të jetë e tillë pa zgjedhjen e saj."- shpjegon Gigi përmes një postimi në Instagram.
Sidoqoftë, fotoja me tezen, që ndodh të jetë Bella Hadid, mbetet një kujtim i bukur për të dhe botën!
Burimi: BuzzFeed