Si fillim: Paris Hilton NUK është shtatzënë! Trashëgimtarja e famshme u detyrua ta mohonte publikisht lajmin e rremë të shtatzënisë, që gjendej në titujt e çdo portali.
Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum u fejuan pak muaj më parë, teksa festonin ditëlindjet në një ishull privat.
"Jam zgjuar me mijëra mesazhe rreth lajmit të fëmijës sot në mëngjes. Do të doja që ju ta dëgjonit direkt nga unë. Më kanë ardhur rreth 3000 mesazhe, iPhone-i im po çmendet. Të gjithë janë duke më uruar dhe më thonë sa të lumtur janë për mua. Kam folur me njerëz që s'më kishin marrë për vite të tëra në telefon."-dëgjohet të thotë ajo në Podcast-in e saj.
Pasi shtoi me shaka se është në pritje të trinjakëve, tha se nuk është shtatzënë dhe se diçka e tillë do të ndodhë pas dasmës me Reum.
"Fustani im ka filluar të stilohet që tani dhe unë dua të dukem mrekulli brenda tij, kështu që po më duhet të pres dhe ca kohë për atë pjesë."
Sidoqoftë, Hilton e bëri të qartë se ardhja e një bebushi nuk do të vonojë duke thënë se "mezi po pret të ketë fëmijë në 2022-in".
Burimi: BuzzFeed