Ngatërrohet shpesh me Brad Pitt, por nuk është ai - është Nathan Meads, një baba beqar nga Oksfordi.
Nathan është 35 vjeç dhe ka një ngjashmëri të madhe me Brad Pitt, 57 vjeç. Për shkak të ngjashmërisë, disa angjenci modelingu e kanë kontaktuar pikërisht për pamjen. Madje Dorien Rose, që ka një ngjashmëri me Angelina Jolie. Megjithatë ka edhe peripeci.
Në një intervistë për Jam Press, ai u shpreh se është shumë e vështirë të kesh një pamje të ngjashme me aktorin e famshëm.
“Për herë të parë, ma vunë në dukje kur isha 20 vjeç dhe vazhdoi një gjë e tillë edhe për 10 vjet. Unë gjithmonë qeshja.”
Ai shtoi se i duhet të merret me komente të shumta, ku disa thonë që “ai me patjetër ka një lidhje me Brad Pitt”, ose “e ëma ka pasur një lidhje të fshehtë me Pitt”. Përpos këtyre, tha se njerëzit i kërkojnë fotografi ose i bëjnë foto pa e kuptuar ai.
Vështirësia më e madhe lidhet me takimet.
“Nuk më ecën me gratë. Disa prej tyre e besojnë që thjesht i ngjaj, ndërsa të tjera më akuzojnë se po shtirem. Duhet të më telefonojnë me video sepse nuk e besojnë.”
Nathan u shpreh se ka provuar disa aplikacione për takime, por një pjesë e mirë mendon se ai ka një profil të rremë.
“I fshiva të gjitha llogaritë e mia për takime dhe po qëndroj beqar. Nuk po e kërkoj dashurinë dhe dua të qetësohem, pasi vajzat e mia janë përparësia ime më e madhe. Nuk jam duke kërkuar Angelina-n time.”
Ai vlerësoi Brad Pitt si aktor dhe njeri dhe do të donte ta takonte një ditë. “Kemi disa të përbashkëta, megjithëse kemi llogari të ndryshme bankare,” tha ai.