Më shumë se dy dekada pasi bëri debutimin e saj si Alex Munday në "Charlie's Angels", Lucy Liu po kujton një zënkë gjatë xhirimeve me Bill Murray, që i ka mbetur në mendje dhe pas kaq kohësh.
Gjatë një interviste në podcast-in Los Angeles Times, aktorja tha se "mosmarrëveshja erdhi gjatë provave".
"Bill humbi xhirimet sepse i duhej të shkonte në një event familjar dhe kur u kthye, ishte i pakënaqur me aktorët dhe stafin. Ndërsa ne po xhironim skenën, ai fillon të thotë ofendime të papranueshme dhe të pajustifikueshme. Nuk po futem në detaje, por po e dëgjoja dhe mendoja "Uou". Nuk mund ta besoja që komentet ishin ndaj meje."
Më pas mora, Lucy tregon se mori vendimin për të mbajtur një qëndrim.
"Nëse përballesh me mua, unë sulmoj dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi, sepse e gjitha ishte e padrejtë. Unë i dola në mbrojtje vetes dhe nuk më vjen keq, sepse pavarësisht se në çfarë stadi a pozicioni je, nuk ke pse të përpiqesh të ulësh të tjerët poshtë".
Për të, të sfidonte Bill ishte një akt "i ruajtjes së dinjitetit dhe respektit për veten".
Lucy gjithashtu reflektoi se si shtypi nuk hezitoi ta përshkruante atë në një dritë negative, ndërsa mbulonte konfliktin atë ditë.
"Ishte e pabesueshme për mua se si e bënë situatën të dukej sikur isha unë 'e vështira'."
Vite më vonë, aktorja thotë se s'ka asgjë kundër aktorit, thjesht tregoi se nuk mund të mos reagojë kur sulmohet.
Burimi: Pop Sugar