Katër njerëz kanë ndërruar jetë në jug të Turqisë teksa zjarre masive kanë përfshijë pyjet në zonën bregdetare turistike për të tretën ditë.
Zjarrfikësit po merren me fikjen e zjarrit në gjashtë provinca mesdhetare në Turqi dhe në rajonin jugor të Egjeut, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.
Autoritetet thonë se shumica e zjarreve janë vënë nën kontroll dhe se situata me zjarret aktive po përmirësohet. Zjarret më të këqija goditën rajonet Manavgat dhe Akseki në Antalia, ku një burrë 82-vjeçar dhe një çift i martuar ndërruan jetë. Ndërkohë, një vullnetar 25-vjeçar gjithashtu ndërroi jetë.
Presidenca e Qeverisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se të paktën 112 persona u "prekën" nga zjarret, përfshirë 58 të cilët u shtruan në spital, kryesisht për shkak të thithjes së tymit dhe djegieve.
Më shumë se 4,000 zjarrfikës, të ndihmuar nga helikopterët dhe aeroplanët, po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret.
Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit presidencial turk, tha se "hetime gjithëpërfshirëse" kishin nisur për shkakun e zjarreve.
Burimet: Guardian, Euronews