Sport

Bëri histori në Lojërat Olimpike! Luiza Gega: ‘Jam lodhur shumë për të qenë këtu’

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2021

Bëri histori në Lojërat Olimpike! Luiza Gega: ‘Jam lodhur

Atletja Luiza Gega bëri histori duke u bërë e para shqiptare që kualifikohet në finalet e atletikës në historinë e Lojërave Olimpike, pasi përfundoi garën e 3000 metrave me pengesa në kohën 9.23.65 duke u kualifikuar automatikisht në finalen e 4 gushtit.

Në një postim në Instagram, Gega përshkroi emocionet e rekordit të ri në karrierën e saj.

“Thjesht një vajzë në finale të Lojërave Olimpike Tokio 2020. Dhe ku për herë të parë, sporti i atletikës shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!!!  Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ja dola.”

Më tej ajo shtoi, “jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ja vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.”

“Faleminderit pa masë të gjitha urimet që më keni dërguar. Dhe faleminderit nga zemra të gjithë ata që mbështetën rrugëtimin tim dhe besuan te unë,” përfundon ajo duke falenderuar mes të tjerëve trajnerin, Taulant Stërmasin, dhe familjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

Luiza, vajza e rekordeve që nisi të merrej me sport që në moshën 14-vjeçare, ishte mbajtësja e flamurit për Tokio 2020 së bashku me Briken Caljan. Ajo mbajti flamurin edhe në Rio 2016.

Në vitin 2016, atletja u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave në Kampionatin Europian të Atletikës të zhvilluar në Amsterdam, duke vendosur një rekord kombëtar në këtë disiplinë.

“Rruga ka qenë e vështirë në jetën time. Kam pasur jetë të vështirë, ka pasur ditë kur kam dashur ta lë sportin për të mbajtur veten, sepse duhet të punosh. Sot falenderoj pa masë trajnerin tim që nuk më la ta lë sportin në ditë të vështira,” është shprehur ajo në vitin 2016.