Zhytësi 27-vjeçar nga Britania e Madhe, Tom Daley, i habiti jo pak tifozët kur u shfaq në tribunë duke thurur me grep, teksa shihte finalen e zhytjes 3 metra nga trampolina për gra. Arsyeja: Sepse i pëlqen. Kaq e thjeshtë!
Në një story në Instagram, Daley ka zbuluar se çfarë po thurte dhe për kë po bënte gjithë punën.
"Për ata që pyesin se çfarë po bëj këtu...jam duke bërë një veshje për qenushin @izzy.thefrenchie".
Më vonë, sportisti tregoi dhe rezultatin përfundimtar, edhe pse jo të veshur tek qeni.
important tom daley knitting update: he ëas making a dog jumper and it is finished pic.tëitter.com/9bdr31mmdc
— jess (@theonlyjessxo) August 2, 2021
27-vjeçari e nisi thurjen me grep gjatë bllokimeve të Covid dhe që atëherë, është i fiksuar pas saj. Madje, ka edhe një llogari ku poston punimet e tij, “Made with love by Tom Daley”.
Vieë this post on Instagram