Celebrity

The Weeknd ndihet në faj kur del me vajza që s’janë të famshme, por pse?

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2021

The Weeknd ndihet në faj kur del me vajza që s’janë të

Si një nga këngëtarët më të famshëm të kohës sonë, The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka gjithnjë shumë vëmendje mediatike. Kështu që, kur ai shfaqet në rrugë me dikë të veçantë, për shembull Bella Hadid, Selena Gomez, njerëzit shohin dhe flasin.

31-vjeçari thotë se e merr parasysh stilin e tij të jetës para se të njihet me dikë. Në një intervistë për GQ, Abel pranoi se ndihet fajtor kur i sjell shumë vëmendje dikujt që nuk është i famshëm, vetëm sepse ky person është me të.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk...përpiqem të mos bëj shumë”, tha ai. “Thjesht përpiqem të mos e sjell shumë vëmendjen tek vetja. Dhe e adhuroj të qenit në situata normale. Është ndjesi e mrekullueshme. Të jesh në gjendje të bësh një ecje, pa u përndjekur.”

Muajin e kaluar, këngëtari i bëri të gjithë flasin për një lidhje të mundshme romantike me Angelina Jolie. Megjithatë, përfundimisht u tha se “nuk kishte asgjë të tillë mes tyre”.

The Weeknd thotë se në një të ardhme planifikon të bëhet baba dhe mendon se “ata do ta influencojnë dhe frymëzojnë edhe më shumë”.

Burimi: E! Online