Periodat vijnë shpesh me simptoma si: dhimbje barku, mesi, luhatje humori etj. Megjithatë, për shumë gra, një muaj i periodave nuk ngjan me muajin tjetër dhe për këtë ka një sërë arsyesh, duke nisur me stilin tuaj të jetesës dhe mënyrën se si hormonet tuaja i përgjigjen këtij stili jetese.
Pra, pse periodat tuaja janë tmerrësisht të këqija një muaj dhe në muajin tjetër totalisht të menaxhueshme? Ja disa skenare që japin mjekët për këtë lloj luhatjeje:
1. Prej kohësh, nuk po flini mirë, mjaftueshëm ose rregullisht.
2. Keni ngrënë shumë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme.
3. Gjakderdhja është më e shpeshtë dhe më e rënduar se zakonisht.
4. Jeni të stresuar.
5. Kohët e fundit keni filuar të përdorni një formë tjetër të kontrollit të lindjes, për shembull kontraceptivë.
6. Mund të jetë shenjë e një shtatzënie ose anemisë.
Për çdo rast, konsultohuni me mjekun tuaj gjinekolog. Lexoni edhe artikujt e tjerë informuaes në lidhje me periodat, që mund t'ju vijnë në ndihmë:
- Ç'është 'diarreja e periodave' dhe si ta trajtoni!
- Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni
- Ç'lidhje ka mes periodave dhe djersitjes së shpeshtë
- A është normale të ndjeni dhimbje gjatë seksit, pas periodave?
- Dhimbjet e legenit gjatë menstruacioneve: Pse ndodhin dhe si t’i lehtësoni
- A mund ta shkaktojnë aneminë periodat?
- Sindroma premenstruale: Shkaku, simptomat dhe trajtimi
Burimi: HealthLine, Elite