Çfarë po ndodh rreth nesh

Ylli i futbollit, Michael Ballack humb tragjikisht të birin në moshën 18-vjeçare!

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2021

Ylli i futbollit, Michael Ballack humb tragjikisht të birin në

Michael Ballack, futbollisti i famshëm gjerman ka humbur të birin në moshën 18-vjeçare! Djali i ish-lojëtarit të  Chelsea-it, është aksidentuar në mënyrë fatale teksa po i jepte një motorri me katër rrota në Portugali.

I ndjeri ishte fëmija i dytë i Ballack dhe ish-gruas së tij, të cilët sipas të dhënave të para kanë qenë në Portugali me pushime bashkë gjatë kohës që ka ndodhur tragjedia.

Ylli i futbollit, Michael Ballack humb tragjikisht të birin në

44-vjeçari Michael Ballack konsiderohej si një nga lojëtarët më të mirë të brezit të tij. Klubi i futbollit anglez kanë qenë të parët që i kanë shprehur ngushëllimet futbollistit dhe familjes së tij. Përveç 18-vjeçarit, Ballack është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë Louis dhe Jordi.

Burimi: Sporting News