Kosova

Kosovë: Qytetarët s'lejohen në klube nate, qendra tregtare etj, pa u vaksinuar!

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2021

Kosovë: Qytetarët s'lejohen në klube nate, qendra tregtare

Qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë në dasma, qendra tregtare apo klube nate nëse nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19. Vendimi është dhënë zyrtarisht ditën e sotme, 6 gusht, nga "Oda e Hotelerisë dhe Turizmit" në Kosovë.

"Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në festat familjare, detyrohet që të marrë vaksinën anti-Covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Deri më 12 gusht, stafi i punonjësve të këtyre sektorëve duhet të jetë i vaksinuar, të paktën me dozën e parë. 

Për klubet e natës shkruhej:

"Sa i përket orarit të klubeve të natës, u bisedua që të ketë zgjatje, pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate".

Aktualisht, Kosova numëron mbi 1000 raste aktive me koronavirus.

Kosovë: Qytetarët s'lejohen në klube nate, qendra tregtare