Relationships

A ka bërë ndonjëherë dikush seks në hapësirë?

A ka bërë ndonjëherë dikush seks në hapësirë?

A keni menduar ndonjëherë se si astronautët kanë mbijetuar brenda një hapësire të mbyllur dhe të izoluar për muaj të tërë dhe me sukses (ndoshta) kanë mbyllur sytë ndaj dëshirave të tyre njerëzore?

Shkenca po përparon shpejt, prandaj, mos ndoshta ka ardhur momenti të flasim për seksin gjatë eksplorimit të hapësirës? 

Sipas raporteve, NASA dhe agjensitë e tjera hapësinore e kanë mohuar prej kohësh se ka patur ndonjë aktivitet seksual në hapësirë. Por pse kështu? Epo, duket se ka probleme me të bërit seks në mikro-gravitet.

Sipas një raporti të New York Post, John Millis, një fizikan dhe astronom, e krahasoi kryerjen e marrëdhënieve seksuale në hapësirë me marrëdhëniet seksuale gjatë "hedhjes me parashutë". Sidoqoftë, ai shtoi se "nuk ishte e pamundur".

Më tej, ai shpjegoi:

“Çështjet që lidhen me aktin, të gjitha sillen rreth rënies së lirë, mikro-gravitetit, mjedisit të përjetuar nga astronautët", duke shtuar: "Imagjinoni të përfshiheni në aktivitete seksuale gjatë parashutizmit – çdo shtytje do t’ju çojë në drejtime të kundërta."

Ekspertët sugjerojnë që për shkak të gravitetit të ulët, efekti i qarkullimit të gjakut dhe presionit në trup ndikon në dëshirën seksuale të dikujt. Mikro-graviteti bën që gjaku të ngrihet në kokë në vend që të nxitojë në organet gjenitale, duke e bërë të vështirë që njerëzit të ndihen të eksituar. Shto këtu, edhe presionin që ndihet vazhdimisht nën nivelin e belit, duke bërë që indet e penisit të tkurren.

Ndër disa çështje të tjera të shkaktuara për shkak të gravitetit të ulët, ka gjithashtu një rënie të papritur të niveleve të testosteronit që vret dëshirën seksuale.

Për më tepër, edhe nëse dikush do bënte seks në hapësirë, do ishte shumë e sikletshme të shihje lëngje dhe djersë që grumbullohen dhe lundrojnë rreth anijes kozmike.

NASA ka një politikë që të mos i lejojë çiftet e martuara të udhëtojnë së bashku në misionet hapësinore. Sidoqoftë, një përjashtim u bë në vitin 1991, kur agjensia lejoi çiftin e parë të martuar të fillonin një mision së bashku. U raportua se Jan Davis dhe Mark Lee, "të dashurit e kampit të stërvitjes u martuan fshehurazi shumë afër datës së nisjes". Por të dy, më vonë refuzuan t'i përgjigjeshin ndonjë pyetjeje në këtë drejtim.

Në një zinxhir tjetër zërash, një astronaut rus, Valery Polyakov u përfol se ishte "afruar" me astronauten Elena Kondakova gjatë kohës së tyre së bashku në misionin "Mir" për 14 muaj. Por, të gjitha këto pretendime janë mohuar.

Burimi: News 18 

REELS

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Has anyone ever had sex in space?

A ka bërë ndonjëherë dikush seks në hapësirë?

Have you ever wondered how astronauts have survived inside an enclosed and isolated space for months and successfully (perhaps) closed their eyes to their human desires?

Science is advancing fast, so maybe the time has come to talk about sex while exploring space? 

According to reports, NASA and other space agencies have long denied that there was any sexual activity in space. But why so? Well, there seem to be problems with having sex on micro-gravity.

According to a New York Post report, John Millis, a physicist and astronomer, compared having sex in space to having sex during a "parachute jump." However, he added that "it was not impossible".

He further explained:

"The issues associated with the act all revolve around free fall, micro-gravity, the environment experienced by astronauts," he said. . "

Experts suggest that due to low gravity, the effect of blood circulation and pressure on the body affects one’s sexual desire. Micro-gravity causes blood to rise to the head instead of rushing to the genitals, making it difficult for people to feel aroused. Add to this the pressure that is constantly felt below waist level, causing the penile tissues to contract.

Among some other issues caused due to low gravity, there is also a sudden drop in testosterone levels that kills sexual desire.

Moreover, even if one were to have sex in space, it would be very embarrassing to see liquids and sweat accumulating and floating around the spacecraft.

NASA has a policy of not allowing married couples to travel together on space missions. An exception, however, was made in 1991, when the agency allowed the first married couple to embark on a mission together. It was reported that Jan Davis and Mark Lee, "training camp lovers got married secretly very close to the departure date." But the two later refused to answer any questions in this regard.

In another chain of rumors, a Russian astronaut Valery Polyakov was rumored to have "approached" astronaut Elena Kondakova during their time together on the "Mir" mission for 14 months. But all these claims have been denied.

Source: News 18