Sex

Kur orgazma ≠ kënaqësi – Po, është e mundur të kesh një orgazëm ‘të keqe’

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2021

Kur orgazma ≠ kënaqësi – Po, është e mundur të

Orgazmat e këqija përcaktohen si orgazma jo pozitive, jo të këndshme ose negative dhe mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet, seksualitetin dhe shëndetin psikologjik të një personi.

Termi “orgazëm e keqe” i referohet një orgazme që:
- ndihet si diçka negative
- ndodh gjatë një marrëdhënieje nën presion
- ka efekte negative në shëndetin ose marrëdhënien psikologjike
- është e dhimbshme

Si është e mundur?

Fizikisht, orgazma i referohet ndjesisë së kontraktimit ose relaksimit të muskujve të legenit. "Në mënyrë tipike, orgazma e keqe ndodh kur dikush kalon nëpër lëvizjet fizike të seksit edhe kur nuk është në gjendje mendore ose emocionale," thotë për Healthline Sarah Melancon, seksologe klinike. Sipas Melancon, "Çdo person i çdo gjinie ose i çdo seksi mund të ketë një orgazëm të keqe."

Disa situata që e përshkruajnë më mirë

1. Gjithë marrëdhënia është “meh”

- nuk ndiheni mirë kur jeni duke bërë seks
- kuptoni që nuk e duroni dot personin me të cilin/ën po bëni seks
- ndiheni të lodhur duke bërë seks, por gjithsesi e bëni

2. Po bëni seks për të shmangur konfliktin

A keni rënë dakord ndonjëherë për të bërë seks edhe kur nuk jeni në humor sepse nuk doni të merreni me pyetje të tilla: “Po pse?”. Këtë studiuesit e quajnë seks për hir të shmangies së konfliktit.

3. Ndiheni nën presion për të arritur orgazmën

Shoqëria në përgjithësi e pikturon orgazmën si simbolin përfundimtar të kënaqësisë seksuale, duke e përshkruar seksin pa të si diçka të pakuptimtë. I njohur si "detyrimi i orgazmës" ose "imazhi i orgazmës", kjo mund t'i bëjë njerëzit të ndihen sikur duhet të arrijnë në orgazëm, përndryshe seksi do të shihet si një dështim i madh. Seksi është rrugëtim, jo destinacion.

4. Orgazma ndikon negativisht në jetën tuaj

Kjo mund të përfshijë çdo gjë, nga një orgazëm që ndodh kur tradhtoni partnerin/en në një orgazëm që ndodh gjatë shikimit të pornografisë. "Kjo mund të ndodhë edhe kur dikush ndjen turp ose neveri seksuale për aktet specifike seksuale në të cilat po angazhohet," thotë Melancon.

5. Dhimbjet

Dysorgasmia - orgazmat e dhimbshme janë ashtu siç tingëllojnë: Orgazmat që shkaktojnë dhimbje fizike.

6. Arsye të tjera

Mund të ketë një numër të pafund arsyesh pse përvojat e orgazmës gjatë seksit me konsensus mund të jenë të këqija. Për shembull:

- gjatë seksit mendon për diçka tjetër (punë)
- nivele të larta të seksit
- të frustuar, të lënduar nga partneri/ja

Çfarë duhet të bëni nëse përjetoni një të tillë?

Hapat varen kryesisht nga mjedisi dhe rrethanat në të cilat ndodhi orgazma e keqe.

Në moment: Menjëherë pasi ndodh, merrni frymë thellë. Nëse keni dhimbje, vendosni diçka të ngrohtë në pjesën e poshtme të barkut. Nëse jeni në një situatë ku ndiheni të sigurt, flisni me partnerin/en.

Me kalimin e kohës: Mos u habitni nëse duhet pak kohë për t’u marrë me emocionet që vijnë me orgazmën e keqe. "Shpesh, duhet pak kohë për t'i përpunuar ato ndjenja," thotë Melancon.

Përveç reflektimit se pse mund të ketë ndodhur orgazma e keqe, bisedat e rregullta me një mik të ngushtë, profesionist të shëndetit mendor dhe partnerin/en për përvojën mund të ndihmojnë.

MOS I HUMBISNI