Health News

Një produkt i ri me ngrohje në Shqipëri. lil Solid, “vëllai i vogël” i IQOS

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2021

Një produkt i ri me ngrohje në Shqipëri. lil Solid,

Dy vite më parë, në Shqipëri u prezantua për herë të parë një produkt me ngrohje, IQOS. Kjo kategori e re produkti synon që të shmangë ekspozimin ndaj mijëra kimikateve që çliron djegia e cigares, përmes teknologjisë me ngrohje, e cila nuk djeg dhe nuk çliron tym.

Për herë të parë pas dy vitesh këtë muaj u prezantua një markë e re për produkte me ngrohje në tregun shqiptar. Lil Solid 2.0, mbështetur nga IQOS, edhe pse me përmasa shumë të vogla dhe shumë i lehtë në peshë -vetëm 99 gramë-, i kryen të gjitha funksionet e një produkti me ngrohje.

Një produkt i ri me ngrohje në Shqipëri. lil Solid,

Ndryshe nga IQOS, lil Solid e ngroh fijen e duhanit përmes një gjilpëre, e cila ngulet në mes të fijes së duhanit. Sidoqoftë, teknologjia mbetet e njëjta: ngrohje, jo djegie. Kjo do të thotë se fija e duhanit ngrohet deri në 350 gradë, pa arritur në temperaturën që djeg duhanin, duke shmangur kështu mijëra kimikate të dëmshme që çlirohen me tymin.

Gjithashtu në lidhje me baterinë, pavarësisht përmasave lil Solid është mjaft solid: 25 përdorime me një karikim dhe 3 përdorime të njëpasnjëshme. Çdo përdorim zgjat deri në 5 minuta. Lil Solid është praktik edhe në përdorim, pasi mjafton të shtysh mbulesën e kapakut dhe të fusësh fijen e duhanit me ngrohje brenda, për ta përdorur.

Një produkt i ri me ngrohje në Shqipëri. lil Solid,

Lil Solid 2.0 mund të konsiderohet edhe si “vëllai më i vogël” i IQOS ose si një variant më ekonomik i produktit me ngrohje. Ka qenë IQOS ai i cili e ka prezantuar lil Solid në tregjet europiane, duke e sjellë edhe në Shqipëri në gusht.

*Ky artikull përmban vendosje produkti.