Nëse preferoni tatuazhet minimaliste ose keni në plan të bëni një të tillë dhe njëkohësisht do t’ju pëlqente që të kishte lidhje me Shqipërinë, ja çfarë ju sugjerojmë!
E fillojmë me klasiken: Shqiponja dykrenare. Mund të zgjidhni pjesën e pasme të shpinës, si Eliza Dushku
apo Morena Taraku.
Gishti, si në rastin e Luana Vjollcës, është një tjetër ide interesante.
Nëse preferoni dizenjo të tjera, disa ide që kanë lidhje me shqiponjën, simbolin kombëtar, janë edhe këto:
Skicat duken po ashtu bukur.
Nëse jeni shumë, po shumë minimalist në stil, diçka e ngjashme do t’ju pëlqejë:
Përpos shqiponjës, harta është një tatuazh goxha i gjetur, si ky i Lori Hoxhës në pjesën e brendshme të kyçit të këmbës.
Lagjja ku jeni rritur ose një vend i veçantë në Shqipëri, që ka një rëndësi të madhe për ju, mund të jetë gjithashtu një mundësi për tatuazh. Për shembull, Dua Lipa ka shkruar Sunny Hill dedikuar lagjes ku u rritën prindërit e saj në Kosovë (Bregu i Diellit).
Sigurisht që tatuazhet janë zgjedhje personale, por shpresojmë t’ju kemi frymëzuar disi.