Flokë të shëndetshëm dhe të gjatë si Rapunzel? Ka shumë mite rreth rritjes së tyre, duke filluar nga shampot e deri te trajtimet në kushte shtëpie. Vajzat indiane përfliten shpesh për rutinën e kujdesit të flokëve dhe veçanërisht për gërshetat – a janë ato sekreti?
Dr. Sravya Tipirneni, dermatologe dhe specialiste e kozmetikës në Columbia Asia Hospital shpjegoi për Doctor NDTV se është thjesht mit, ndonëse ka diçka të vërtetë për përfitimet e këtyre modeleve.
“Ky është një mit. Pothuajse të gjithë ne në Indi si fëmijë kemi pasur modele flokësh me gërsheta. Shumica e grave të rritura ende i kapin flokët gërsheta, megjithatë ne hasim kaq shumë pacientë me rënie flokësh.”
Por, siç e thamë, ka disa përfitime.
“Gërshetat zvogëlojnë shanset që flokët të ngatërrohen, nevojën për larje të shpeshtë dhe ka më pak fërkime në jastëk," tha ajo.
Shkalla e rritjes së flokëve përcaktohet kryesisht nga gjenetika dhe stili i jetesës. Pra, gërshetat nuk ju garantojnë rritje të jashtëzakonshme flokësh, megjithatë nëse i kapni pa i shtrënguar, do të keni përfitime sepse nuk do t’i lani shumë shpesh dhe do t’i krihni më lehtë, duke zvogëluar rënien e tyre.