Nxënësit dhe studentët që kthehen në mësim për vitin e ri shkollor do të përballen me një nga kohët më të rrezikshme të pandemisë. Dr. Leana Wen tha për CNN:
"Për momentin po qarkullon varianti më ngjitës Delta. Kemi rritje rastesh dhe shumë të rritur që kanë hequr dorë nga mbrojtja, nuk mbajnë maska dhe refuzojnë të vaksinohen. Kjo po kontribuon duke e bërë mjedisin e rrezikshëm për fëmijët."
Ekspertët e shëndetit thonë se vaksinat janë një hap i rëndësishëm për ngadalësimin ose ndalimin e përhapjes së virusit, përfshirë edhe variantin Delta. Por fëmijët (nën 12 vjeç në SHBA), ende nuk kanë të drejtë vaksinimi dhe për të rriturit e vaksinuar, duhet rreth 5 javë që doza e parë "të hyjë në fuqi" - Kjo mund t'i bëjë fëmijët më të prekshëm, veçanërisht gjatë fillimit të vitit të ri shkollor.
Ndërkohë, kirurgu i përgjithshëm amerikan, dr. Vivek Murthy, thotë se "është e mundur që para fundit të këtij viti, të disponohen vaksina edhe për fëmijët nën moshën 12 vjeç".
"Ndërsa të moshuarit dikur konsideroheshin si popullsia më e prekshme ndaj virusit, kufizimet në moshë rreth vaksinimeve i kanë lënë fëmijët më të rrezikuar tani", tha analisti mjekësor i CNN, dr. Jonathan Reiner.
Ai shtoi se "është e qartë se çfarë kërkohet për ta bërë shkollën të sigurt për fëmijë" - masa mbrojtëse. Kur një masë si distancimi social hiqet, nxënësit mblidhen në klasa, për shembull.
Shumë mjekë bëjnë thirrje për autorizimin e vaksinave edhe për fëmijët, por të tjerë mendojnë se "fëmijët janë ende shumë të vegjël për vaksinën, prandaj duhet të mbështeten tek përgjegjësia e të rriturve".
- A mund ta bëni vaksinën në një nga ditët e ciklit menstrual?
- ‘Lufta ka ndryshuar’: CDC paralajmëron se varianti Delta është shumë i transmetueshëm
- Ka një ndryshim kur një person i vaksinuar dhe një tjetër i pavaksinuar infektohen me Covid
- Manastirliu dhe Bino i bëjnë thirrje studentëve: 'Virusi Delta e bën urgjente vaksinimin!'
Burimi: CNN