Original

Çfarë preferojnë shqiptarët? Pyetëm 6 studio tatuazhesh dhe ja si u përgjigjën

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2021

Çfarë preferojnë shqiptarët? Pyetëm 6 studio

Tatuazhet janë padyshim zgjedhje personale, megjithatë kjo nuk e përjashton praninë e tendencave, të cilat dallojnë nëse krahasojmë gjinitë ose moshat e personave që zgjedhin të kenë një ose disa tatuazhe. Për më shumë në lidhje me kulturën e tatuazheve në Shqipëri, Anabel kontaktoi me disa nga studiot më të njohura në vend.

Preferencat për tatuazhet – mosha dhe gjinia

Për @luca_tattoo, prefencat e tatuazheve ndryshojnë sipas moshave dhe gjinive. “Ndahen në tre grupe. Te grupi i parë bëjnë pjesë njerëzit që i urrejnë tatuazhet, por për një arsye shumë të fortë bëjnë një simbol të vogël ose të madh, për t’ia dedikuar një humbjeje ose gëzimi. Te grupi i dytë, bëjnë pjesë adhuruesit e tatuazheve, por duan gjëra sa më të vogla dhe me shumë kuptim. Grupi i tretë janë njerëzit që kanë informacion mbi çdo tatuazh, njohin çdo stil, çdo artist të famshëm dhe janë shumë të qartë në atë që duan, kryesisht duke mbuluar sipërfaqe të mëdha.”

Çfarë preferojnë shqiptarët? Pyetëm 6 studio
Foto: @luca_tattoo

@luca_tattoo shtoi se “adoleshentët e kanë shumë të lehtë të bëjnë simbole dhe në zona të ekspozueshme, pra një tendencë ekzibicioniste”: "Tendencat janë më tepër hipster, me tatuazhe dedikuar natyrës, misticizmit, me linja, pika, gjeometri dhe ngjyra të forta

Çfarë preferojnë shqiptarët? Pyetëm 6 studio
Foto: @luca_tatto - Tatuazh që lidhet me zjarret

Më pas është trendi më komercial dhe pak demode – duke përdorur luanë për të demostruar forcën, orën për kohën etj. Në Shqipëri tendencat ndryshojnë. Rinia kërkon t’i gjejë të gatshme idetë, pra nuk janë krijues, i gjejnë në Pinterest. Ka një tendencë riprodhimi.”

@olsi.tattoo na tregoi se “vajzat/gratë në përgjithësi janë të përqendruara te tatuazhet e vogla, te dedikimet personale, familjare, dashurie ose simbole të ndryshme, por nuk përjashtohen as tatuazhet e mëdhaja”, ndërsa përsa i përket djemve/burrave, “trend kryesor është që tatuazhi të ketë një kuptim personal, të shprehë një histori ose një kuptim për individin.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsi Clinic Tattoo (@olsi.tattoo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsi Clinic Tattoo (@olsi.tattoo)

@marvipiercingtattoo theksoi se “vajzat dhe gratë janë më shumë të orientuara te tatuazhet me dizenjo ose kompozime lulesh, me detaje emrash, emrat e fëmijëve kryesisht dhe preferojnë tatuazhet me linja fine ose ngjyra”. Përsa i përket djemve, përmendi “kompozimet me portretin e luanit me kurorë, baballarët ndërthurin dhe emrat e fëmijëve me kurorën; janë më shumë te tatuazhet bardhë e zi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marvi Piercing Tattoo® (@marvipiercingtattoo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marvi Piercing Tattoo® (@marvipiercingtattoo)

@inking.tattoo.crew tha se “meshkujt janë e kundërta e femrave, sepse përferojnë tatuazhe të mëdhenj dhe më të ngarkuar. Zgjedhin tatuazhe me elemente natyre, si kafshë, por edhe portrete femërore. Femrat në përgjithësi zgjedhin tatuazhe elegante, shkrime minimale dhe punime me linja të holla”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by InKing Tattoo Crew ?? ?? ?? ?? (@inking.tattoo.crew)

A ka një tatuazh të preferuar në përgjithësi?

“Tatuazh më të preferuar nuk mund të them se ka, pasi çdo klient vjen me ide të ndryshme. Unë si tatuator përpiqem të jap sugjerime të larmishme, në mënyrë që të mos ketë dy persona me të njëjtin tatuazh. Përveç infinitit. Atë e duan kopje si në internet,” u shpreh @locos.tattoos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? LOCO ? (@locos.tattoos)

@perla_tattoo theksoi se “tatuazhet që do mbeten më të preferuar në përgjithësi janë shkrimet, shprehjet, për të dyja gjinitë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????? “??? ?????“ ?????? (@perla_tattoo)

@olsi.tattoo nuk përmendi një tatuazh të preferuar: “Sot të gjithë janë të dedikuar t’i japin një domethënie, një histori, një kuptim tatuazhit. Ky është edhe trendi i momentit.”

Trende?

“Së fundmi, është parë një rritje e klientëve që preferojnë tatuazhet e mëdha, të detajuara dhe shumë të personalizuara, sidomos për femrat, të cilat deri vonë preferonin tatuazhe të vogla dhe minimaliste. Fine Line Art është një trend që konsiston në diazajn të përbërë nga linja abstrakte dhe shumë delikate dhe shumë të detajuara, i cili krijon mundësinë e një dizajni të përbërë nga shumë elementë të integruar në 1 dhe me shumë kuptime,” tha @perla_tattoo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????? “??? ?????“ ?????? (@perla_tattoo)

@luca_tattoo përmendi si trend të ri tatuazhet në zona të dukshme, si qafë, duar dhe fytyrë si edhe dizajnet abstrakte, ndërsa @inking.tattoo.crew motivet simbolike për të afërmit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by InKing Tattoo Crew ?? ?? ?? ?? (@inking.tattoo.crew)

Vihet re një qasje për të eksperimentuar. “Tatuazhet miks janë trend: mandal me photorealistic, geometric pattern, stili japonez me dizenjot abstrakte. Ose miksi i dy dizenjove në një,” tha @marvipiercingtattoo. 

Në studion e @locos.tattos po preferohen më shumë ngjyrat: “Ndoshta është rastësi te studioja ime, ndoshta jo. Kjo tregon që ka evoluar kultura e tatuazhit në Shqipëri dhe mesa duket, duan të eksperimentojnë me stilet dhe ngjyrat.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? LOCO ? (@locos.tattoos)