Celebrity

Scarlett Johansson, nënë për herë të dytë: Çifi zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të bebit!

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2021

Scarlett Johansson, nënë për herë të dytë:

Scarlett Johansson dhe komediani i "Saturday Night Live", Colin Jost, së fundmi janë bërë prindër të një djali. Jost konfirmoi lajmin në Instagram duke shkruar:

"Ok, ok, kemi lindur një fëmijë. Emri i tij është Cosmo dhe ne e duam shumë!"

Johansson ka gjithashtu edhe një vajzë 6-vjeç, Rose, nga martesa me ish-bashkëshortin, Romain Dauriac.

Scarlett Johansson, nënë për herë të dytë:

Aktorja e ka mbajtur shtatzëninë shumë private dhe të qetë. Ylli i "Avengers", gjithashtu u martua në heshtje me Colin, në tetor të 2020-ës, pas 3 vitesh lidhje.

Njerëzit dyshuan për shtatzëninë që kur Scarlett nuk shfaqej shumë në intervista apo evente promovuese për "Black Widow" dhe në korrik lajmi u konfirmua.

Johansson ka qenë e martuar më parë me aktorin Ryan Reynolds nga viti 2008 në 2011 dhe gazetarin Dauriac, 39 vjeç, nga 2014 në 2017.

Burimi: Page Six