Planeti

Pse ekspertët në Greqi po u vendosin emra valëve të të nxehtit

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2021

Pse ekspertët në Greqi po u vendosin emra valëve të të

Ekspertët në Greqi duan të fillojnë emërtimin dhe renditjen e valëve të nxehtësisë në mënyrë të ngjashme me stuhitë.

Observatori Kombëtar i Athinës mendon se kjo lëvizje do të ndihmojë publikun dhe zyrtarët për të kuptuar më mirë rreziqet që vijnë nga ngjarjet ekstreme të motit.

"Ne besojmë se njerëzit do të jenë më të përgatitur për t'u përballur me një ngjarje të ardhshme të motit kur ngjarja të ketë një emër,” thotë Dr. Kostas Lagouvardos, drejtor kërkimor në Observator.

Në fillim të gushtit, në Greqinë veriore u regjistrua temperatura 47.1 gradë Celsius – që theu rekordin e vendit për temperaturën më të lartë ndonjëherë. Athina tashmë është metropoli më i nxehtë i Europës kontinentale dhe pritet që vendi të përjetojë shumë nxehtësi ekstreme dhe thatësira në të ardhmen.

"Emërtimi dhe kategorizimi i valëve të nxehtësisë sipas ashpërsisë do t'i ndihmonte njerëzit t'i kuptonin më mirë ato dhe rrezikun që paraqesin", thotë Eleni Myrivili, këshilltare për ngrohjen globale. "Kjo gjithashtu do t'u mundësonte vendimmarrësve të nxisnin politika që do të mbronin më së miri popullatën."

Kathy Baughman McLeod, drejtoreshë e Arsht-Rock Resilience Center (qendër që ndihmon njerëzit, institucionet dhe qeveritë që të përgatiten më mirë për dukuri të ndryshme) thotë se “nxehtësia është një vrasës i heshtur”.

Ajo thotë se nxehtësia po vret në heshtje më shumë njerëz se çdo fenomen tjetër klimatik - veçanërisht në vendet që nuk janë mësuar me temperatura kaq të larta.

"Nëse ka një emër, një hashtag, mbulim mediatik, atëherë njerëzit i kushtojnë vëmendje," shpjegon Baughman McLeod.

Burimet: The Observer, Euronews