Shqipëria

Vaksinim i detyrueshëm për studentët? Ja ç'thotë Edi Rama!

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2021

Vaksinim i detyrueshëm për studentët? Ja ç'thotë

Gjatë një inspektimi të sotëm në rezidencën studentore nr. 2, kryeministri Edi Rama deklaroi e vaksinimi për studentët që do të hyjnë në auditorë mund të bëhet i detyrueshëm. Ai tha se duke patur parasysh numrin të rritje të rasteve me Covid, situatën në rajon dhe në botë, mund të vijë momenti që hyrja në auditore për studentët dhe pedagogët të ketë kusht vaksinimin.

"...Mund të vijë momenti, duke patur parasysh se çfarë po ndodh me rritjen e numrave dhe variantin e ri Delta. Duhet të aplikohet vijimësisht që në mënyrë që nëse vjen momenti të mos ketë 'dua apo nuk dua'. Sepse për të gjithë ata është përgjegjësi", tha kryeministri.

Ai shtoi:

“Nuk mund të kemi një përshkallëzim dhe pastaj të shkojmë në masa që nuk mund të kthehen kurrë në Shqipëri. Edhe për pedagogët duhet bërë e njëjta gjë. Studentët dhe pedagogët që hyjnë në auditore kanë përgjegjësi. Vaksina bën që ta kalosh më lehtë. Askush nuk ia ka borxh dikujt të shkojnë në spital sepse dikush thotë nuk dua. Mund të mos e bësh, por rri jashtë, nuk futesh në auditor. Mund të vij momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme dhe këtu, se tjetër gjë për atë që rri në shtëpi, por kush ka punë apo aktivitete të tilla që është në kontakt me njerëzit e tjerë në distanca të afërta nuk mund të thotë s’dua, ose të thotë s’dua por të tërhiqet nga ai ndërveprim deri sa të jetë virusi vërdallë."

Burimi: ABC News, Euronews