Nëse keni qëndruar në Instagram kohët e fundit, me siguri keni parë komente të shumta nëpër llogaritë me shumë ndjekës ku shkruhet "Nah he tweakin".
Mendohet se shumica e komenteve po postohen nga bots dhe jo njerëz të vërtetë, megjithëse shumë përdorues i janë bashkuar trendit.
Bots në Instagram janë lloj softueri që automatizon ndërveprimet tuaja. Në varësi të çfarë zgjidhni, bots mund të pëlqejnë postimet, të bëjnë komente, t’u përgjigjen sondazheve, të dërgojnë mesazhe etj.
Si nisi trendi?
Gjithçka filloi me Lil Nas X dhe skateboarderin amerikan Tony Hawk.
Siç mund ta keni lexuar, Lil Nas X dizenjoi një palë atlete që supozohet se përmbanin një pikë gjak njeriu, "Këpucët e Satanit". Ato u shitën brenda një minute, por u kritikuan nga shumë njerëz.
Hawk njoftoi se do të nxirrte në shitje skateboardin Liquid Death “të mbushur” me gjakun e tij.
Faqja @rap në Instagram publikoi njoftimin e Hawk do të nxirrte në shitje skateboardin dhe Lil Nas X komentoi “nah he tweakin”.
Aq deshën njerëzit dhe nisën të komentonin kështu në çdo postim të mundshëm.
Në një postim në Twitter, Lil Nas X thotë: “Tani që Tony Hawk ka publikuar skateboardin me gjakun e tij dhe nuk kishte zemërim publik, a jeni të gatshëm të pranoni se të gjithë nuk u mërzitët në të vërtetë për gjakun në këpucë? Dhe ndoshta u acaruat nga ndonjë arsye tjetër?”. Ai nënkupton se në rastin e tij ka ndikuar racizmi dhe homofobia.
Çfarë kuptimi ka "Nah he tweakin"?
“Nah” ka kuptimin “jo” në ligjërimin bisedor. Fjala “tweakin” në kulturën hip-hop dhe rap i referohet dikujt që ka marrë shumë stimulues. Me fjalë të tjera, përdoret për të përshkruar dikë që nuk vepron në mënyrë racionale.
Nah he tweakin.