Celebrity

Kim Kardashian publikon videon e shumëpërfolur të këngës së re nga Kanye West

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2021

Kim Kardashian publikon videon e shumëpërfolur të

Përtej gjithë çfarë po ndodh dhe thuhet në internet, Kim ndaloi dhe bëri çfarë njerëzit po prisnin të bënte! Pak orë më parë, ylli i Instagramit publikoi videon e plotë të "Come to Life", pjesë e albumit të ri të Kanye West. Në videon që ngjalli jo pak kuriozitet, Kim shfaqej e veshur me një fustan të bardhë e mbuluar me një vello dhe në sfond kishte njerëz, shtëpi dhe zjarr! 

Ka shumë gjasa që ajo të mos jetë videoja zyrtare e këngës, por vetëm një pjesa ku Kim dhe Kanye rikrijojnë momentin e dasmës. 

Përveç kësaj, Kim nuk është kursyer të ndajë me ndjekësit momentet e preferuara nga albumi "Donda" që përfshijnë "Come To Life", "Lord I Need You" dhe "Ok Ok". 

Përsa i përket vetë çiftit jashtë kornizave artistike, thuhet se po përpiqen edhe njëherë ta shpëtojnë marrëdhënien e tyre dhe dëshira për ta bërë këtë, është e përbashkët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Kim Kardashian publikon videon e shumëpërfolur të