Gigi Hadid ju rikthye pasarelave, por nuk e la mëmësinë në shtëpi! Gjatë shfaqjes së Moschino-s, supermodelja u shfaq e veshur në kostume dhe fustane që s'do t'i shkonin askujt tjetër sa asaj! Hadid e hapi shfaqjen me një kostum (fund + bluzë + crop top) shumëngjyrësh, ku mbizotëronin motivet e krijuara për batanijet e bebushave.
I gjithë koleksioni i quajtur "Ladies Who Lunch" u frymëzua nga lodrat për fëmijë dhe çdo gjë tjetër që lidhet me botën e tyre. Siç mund ta vini re nga fotot, çdo element në pamjen e Gigi-it lidhet me bebushat: çanta, varësja me ngjyra pastel, vathët dhe sigurisht, një bibiron.
Për ta shijuar më nga afër gjithë çfarë Gigi i dha (ndryshe) kësaj here pasarelave, hidhini një sy videos më poshtë.