Një banderolë ku shkruhej “Besoni Kathryn Mayorga-n” fluturoi mbi stadiumin Old Trafford, si qëndrim i disa aktivistëve pas kthimit të Cristiano Ronaldo-s te Manchester United.
Grupi feminist Level Up vendosi një banderolë në një aeroplan që fluturoi mbi stadium, ku luhej ndeshja Manchester United – Newcastle United, e para për Ronaldo-n pas kalimit te skuadra. Në të shkruhej emri i Kathryn Mayorga, e cila ka pretenduar se Cristiano Ronaldo e ka përdhunuar.
Grupi tha se dote të përdorte ndeshjen historike për të nxjerrë në pah "kulturën e heshtjes rreth abuzimit nga komuniteti i futbollit".
"Bota e futbollit ka heshtur lidhur me pretendimet, ndërkohë që është shqetësuar për kthimin e Ronaldos në Manchester United," tha Level Up në një deklaratë për Euronews. "Ne donim t'u jepnim një mesazh burrave të gjithëfuqishëm dhe të pasur se ata nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar."
There’s a plane being flown over Old Trafford right now with the words “Believe Kathryn Mayorga.”
— Marthe de Ferrer (@MarthedeFerrer) September 11, 2021
A stark contrast with the buzz on the ground around the stadium right now.#MUNNEW pic.twitter.com/aXBMdhsi0d
Në shtator të 2018-s, Ronaldo denoncoi gazetën gjermane “Der Shpigel” pasi kjo e fundit shkroi se futbollisti portugez akuzohej për një përdhunim. Ngjarja u tha se ka ndodhur në vitin 2009. Pas gati një dekade, Kathryn Mayorga deklaroi për “Der Shpigel” se u përdhunua nga Cristiano në një dhomë hoteli në Las Vegas. Në deklaratë, u theksua se ai pagoi 375 mijë dollarë për heshtjen e saj.
Sipas Mayorga-s, Ronaldo ishte me pushime në një hotel, aty ku edhe u takuan dhe i kërkoi modeles të shkonte në dhomën e tij. Ajo u shpreh se sportisti iu lut që t’i puthte penisin dhe se nuk kishte ndërmend ta lejonte të dilte nga dhoma pa e kryer këtë veprim. Kathryn iu bind dhe fill pas kësaj ai u bë agresiv dhe e përdhunoi në dhomën e gjumit.
“Kur mbaroi nuk më lëshonte. Më shikonte, ndihej fajtor dhe më thërriste bebushe,” shtoi ajo. “Nuk e mbaj mend ekzaktësisht se çfarë më tha, por di që më kërkoi ndjesë dhe më pyeti nëse kisha dhimbje. Më pas u ul në gjunjë dhe më tha: 99% jam një djalë i mirë, pastaj për 1% tjetër nuk e di. Zakonisht jam i sjellshëm.”
Përmes avokatit të saj, Kathyrn kërkoi të zhvlerësonte transaksionin financiar që thuhej se shërbeu për t’i mbyllur gojën. “Jam e fyer. E fyer nga përdhunimi. E fyer nga ai, por edhe nga vetja që pranova ta firmosja atë letër”, tha ajo për gazetën gjermane.
Më pas, u publikun edhe imazhe të Cristiano Ronaldo-s teksa shihej të vallëzonte me Kathryn në një club nate në Las Vegas.
Futbollisti reagoi menjëherë në Twitter duke u shprehur se po përdorej për mënyrë promovimi.
“Mohoj kategorikisht çdo akuzë ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, i cili qëndron në kundërshtim me atë çka unë besoj. Refuzoj të ushqej një spektakël mediatik të krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovohen në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e qetë do më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi."
Pas hetimit, prokurorët njoftuan që për shkak se pretendimet kundrejt futbollistit nuk mund të provohen, asnjë akuzë penale nuk do të merret kundrejt tij.