TV Mania

Ilda Bejleri rikthehet në ekran, por këtë herë jo te sporti

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2021

Ilda Bejleri rikthehet në ekran, por këtë herë jo te sporti

Sezoni i ardhshëm televiziv do ta gjejë në ekran moderatoren Ilda Bejleri, por ndryshe nga çfarë jemi mësuar, ajo nuk do të jetë pjesë e një emisioni për sportin.

Hera e fundit e saj në rolin e moderatores ishte “Rikthimi i Dallëndysheve”, një shfaqje për balerinët shqiptarë nëpër botë. Sezoni i ardhshëm televiziv e gjen në ABC News me programin ‘T’ka mami yll”.

“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar, i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm. ‘T’ka mami yll’, dance reality show në televizionin ABC, do të vijë premierë absolute këtë sezon të ri televiziv, nën prezantimin tim!” shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri)

“T’ka mami yll” është një spektakël për fëmijë, i ideuar dhe me autorësi nga koreografi dhe balerini Albi Nako. Protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10-15 vjeç, por pjesë do të bëhen edhe nënat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by T'ka Mami Yll (@tka.mami.yll)

MOS I HUMBISNI