Flokët

Kjo markë shqiptare mori gjithë vëmendjen e Vogue dhe jo pa arsye!

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2021

Kjo markë shqiptare mori gjithë vëmendjen e Vogue dhe jo pa

Për miliona arsye, kemi tendencën të hedhim sytë nga produktet e huaja, ato që mbajnë emra të njohura markash dhe madje hera-herës ato që kanë çmimin më të shtrenjtë, duke menduar se kështu cilësia është totalisht e justifikuar. Të gjithë e dimë mirë që s'është kështu, prandaj zhgënjimin në jo pak raste ja shtojmë si kosto faturës. 

Pastaj, zgjohemi me lajme që ju bëjnë të mendoni "ku isha më parë" dhe pendoheni që s'keni kërkuar si duhet! Ku ishe ti kur British Vogue, revista më prestigjioze e modës shkruan për ADA HERBS, kompaninë shqiptare të themeluar nga dy motra, të cilat janë gjithashtu formuluese të produkteve kozmetike për flokët dhe fytyrën. 

Kjo markë shqiptare mori gjithë vëmendjen e Vogue dhe jo pa

Në artikullin dedikuar kujdesit ndaj vetes (fytyrës, flokëve, trupit) mes shumë markash të tjera të huaja, lexohej qartë emri ADA HERBS, shoqëruar me fotografinë e vajin organik trajtues të flokëve (Kombinim Vajor me një Formulë të Re).

Nëse nuk e dinit ende, produktet e ADA HERBS janë të testuara sipas standardeve europiane me standardin e lëndës së pare organike COSMOS të certifikuar.

Kjo markë shqiptare mori gjithë vëmendjen e Vogue dhe jo pa

"ADA HERBS është një kompani që i dedikohet kujdesit ndaj lëkurës dhe flokëve, e themeluar dhe patentuar nga dy motra shqiptare, produktet e të cilave janë prodhuar në Francë. Çfarë shihni në foto është vaj trajtues flokësh, 100% organik dhe dermatologjikisht i testuar. Ndihmojini flokët tuaj të jenë më të shëndetshme."- shkruan Vogue, duke sugjeruar lexuesit të ndjekin llogarinë e tyre të Instagram-it. 

S'është rastësi që një markë shqiptare të tërheqë vëmendjen e një prej revistave elitare në botën e modës, të përzgjidhet prej tyre dhe aq më tepër t'i dedikohet një hapësirë në artikuj.

E gjithë kjo, tregon se eksperienca 9-vjeçare e kompanisë dhe rezultatet e deritanishme në lëkurë dhe flokë, po marrin shpërblimet e merituara! 

MOS I HUMBISNI