Festat e dimrit mund të duken larg duke menduar që është ende shtator, por s'janë dhe aq. Prandaj, përtej veshjeve të përditshme duhet të filloni të mendoni për veshjet e ditëve të veçanta! Në fakt, s'ka dhe aq për të menduar sepse trendi më IN është i qartë: Keni nevojë vetëm për fustane mëndafshi me detaje dantelle!
Sigurisht një të tillë mund ta keni në shtëpi, por duke menduar se do ta përdorni verën tjetër, e keni fshehur diku në garderobë. Nxireni sepse do t'ju duhet më shumë nga ç'e imagjinoni tani.
Për evente një fustan të tillë duhet ta kombinoni me taka dhe bizhu elegante, e ndërsa për raste më pak glamoroze, zgjidhni atletet!
Detaji i dantellës i bën të duken të shtrenjtë, chic dhe shumë elegantë, prandaj është një opsion i sigurtë. Mund të festoni të qeta, pa shumë shpenzime dhe të ndiheni rehat!
Tw gjatw ose tw shkurtwr duken njwsoj sensual, por mos ngurroni tw guxoni me ngjyrat dhe prerjet.
Burimi: Who What Wear