Kosova

Kosovë: Arsimi i lartë publik do të jetë ~falas~ për të gjithë studentët, nga 1 tetori!

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2021

Kosovë: Arsimi i lartë publik do të jetë ~falas~ për

Duke filluar nga data 1 tetor, për vitin akademik 2021-2022 e në vazhdim, arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë falas. Kjo vlen jo vetëm për studentët vendas, por edhe për studentët e huaj që dëshirojnë të studiojnë në Kosovë. 

Studentët e nivelit bachelor dhe master nuk do të paguajnë tarifë për të kryer studimet e tyre. Vendimi, i nënshkruar nga ministrja e arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, u bë publik nga kryeministri Albin Kurti dhe vetë ministrja.

"Ne besojmë se në këtë formë do të nxisim interesim për studimet e larta, duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë [...]", u shpreh Albin Kurti.

Ai theksoi se nga vendimi përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë, përfshirë dhe studentë nga vende të rajonit.

Ministrja shtoi:

"Në këtë mënyrë ne shmangim diskriminimin për shkak të pabarazisë sociale, por edhe po sigurohemi për ruajtjen e cilësisë në arsimin e lartë".

U tha gjithashtu se edhe për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësira.

Burimi: Euronews Albania