Të ngrënit vetëm në publik mund të duket e pakuptimtë dhe e çuditshme për shumë njerëz, mirëpo sipas OpenTable – një platformë amerikane ku njerëzit rezervojnë tavolina nëpër restorante të ndryshme – në dy vitet e fundit, janë rritur rezervimet për tavolinat për një person me 62%.
Çfarëdo qofshin arsyet – si për shembull dëshira për të qendruar vetëm – ia vlen ta praktikoni herë pas herë.
Nell Frizzell, gazetare, shkrimtare dhe autore e librit “The Panic Years”, e cila ka bashkëpunuar me Vogue, Guardian, VICE, Telegraph, Elle, Observer etj. ka shkuar më tej duke argumentuar pse të ngrënit vetëm ju bën një njeri më të mirë.
1. Përjetoni njëfarë vetmie.
Kalimi i kohës me veten mund të rrisë krijimtarinë dhe t'ju bëjë ta pëlqeni më shumë veten.
2. Nuk ka nevojë për biseda të vogla.
Bisedat e vogla janë të pashmangshme kur takoheni me një mik për një vakt. Si ishte dita, çfarë po ndodh me macen, blla, blla, blla. Duket si një ritual që është edhe më rraskapitës pas një dite të gjatë e të lodhshme. Një shkëputje nga bisedat sipërfaqësore do t’i japë trurit tuaj një shans për të menduar për çështje të tjera për të cilat ia vlen të mendohet ose flitet.
3. Truri do të ketë një moment për t'u çlodhur dhe përqendruar.
Ju thjesht përqendroheni dhe shijoni vaktin. Nuk keni nevojë të mos hani ushqim që t’i ktheni përgjigje personit tjetër në tavolinë.
4. Mund ta shndërroni shijimin e ushqimit në meditim.
Jepini vetes dhuratën e shijimit të plotë të ushqimeve për të cilat paguani. Ju mund të meditoni me çdo lloj ushqimi duke u përqëndruar në shijen e pjatës, zhurmën e përtypjes dhe aromën që vjen nga pjata.
5. Do të bëni zgjedhje më të shëndetshme.
Studimet tregojnë se njerëzit imitojnë modelet e të ngrënit të shokëve të tyre të ngrënies, do të thotë nëse hanë më shumë (ose më pak), më shpejt (ose më ngadalë). Të hash vetëm do të thotë të hash me ritmin tënd.