Celebrity

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Tom Ford

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2021

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Tom Ford

Redaktori i modës, Richard Buckley, njëkohësisht bashkëshorti i Tom Ford, ka ndërruar jetën në moshën 72-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësues të markës së famshme. 

"Tom Ford njofton vdekjen e bashkëshortit të tij të 35-viteve. Richard u nda nga jeta qetësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles krah Tom-it dhe djalit të tyre Jack. Ai ndërroi jetë nga shkaqe natyrale pas luftës me një sëmundje të gjatë."

Buckely shërbeu si kryeredaktor i Vogue Hommes International për 6 vite deri në 2005-ën dhe gjithnjë ka qenë i përfshirë në industrinë e modës për plot 25 vjet, përfshi këtu eksperiencat me Italian Vogue dhe New York Magazine.

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Tom Ford

Përsa i përket marrëdhënies me Tom Ford, ky i fundit është shprehur se takimi me të ishte "dashuri me shikim të parë" kur u shkëmbyen në një ashensor gjatë një shfaqeje mode në 1986-ën. 

Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, Ford dhe Buckley jetuan në kryeqytetet e famshme të modës si Milano dhe Paris. Në shtator të 2012-ës, erdhi në jetë djali i tyre e ndërsa martesën e kurorëzuan në 2014.

Burimi: CNN