Jason Derulo dhe Jena Frumes vendosën t’i japin fund lidhjes, katër muaj pasi u bënë prindër.
"Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi", shkroi Derulo në Twitter të enjten. "Ajo është një nënë e mahnitshme, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë që mund të jemi. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë kohë.”
Derulo dhe modelja e fitnesit u bënë prindër të djalit të tyre, Jason King, më 8 maj.
Frumes dhe Derulo filluan lidhjen pak para pandemisë së koronavirusit, sipas People. Çifti njoftoi për shtatzëninë në mars. “E pashë [në palestër] dhe mendova t’i flisja. Kaq ishte. Pjesa tjetër është histori,” tha Derulo vitin e kaluar për Page Six.
Në lidhje me prindërimin, këngëtari e ka cilësuar si "sfidën më të madhe”.