Social Buzz

Gjalpi i thjeshtë apo ai bimor: Nga ndryshojnë dhe cili është opsioni më i shëndetshëm?

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2021

Gjalpi i thjeshtë apo ai bimor: Nga ndryshojnë dhe cili

A e dini dallimin kryesor mes gjalpit që njohim gjerësisht dhe atij bimor?

Gjalpi, sikurse mund ta dini, rrjedh nga qumështi dhe është i pasur me “yndyrna të ngopura”, ndërsa gjalpi bimor, i njohur edhe si margarinë, përbëhet nga vajra bimore.

Pra, cili është versioni më i shëndetshëm?

Ndryshe nga ç’mund të thonë gjyshet tona, gjalpi bimor në shumë aspekte kryeson mbi atë “tradicional”. Përbëhet nga vajra vegjetalë, pra ka “yndyrna të mira” – që sigurisht, e bëjnë produktin edhe më të sigurt për t’u konsumuar.

Megjithatë, ka edhe një version shumë më të shëndetshëm se gjalpi bimor dhe/ose gjalpi tipik që njohim: Quhet VITAM!

Dhe përmban:                           

- Omega-3 dhe Omega-6

- Vitamina A, D , E

- Yndyrna të nevojshme për trupin e njeriut etj.

Thënë këto, VITAM nuk është as gjalp, as margarinë, por “më e mira e dy botëve”. Ju dhe familjarët tuaj, mund ta njihni si “Bitau”, por emri i saktë është Vitam (shokuese, e dimë), dhe tani, e gjeni në çdo supermarket në një version më të shëndetshëm, më të shijshëm dhe shumë më praktik se gjalpi që ngrin në frigorifer dhe i duhen 15 minuta të shkrijë më pas. Pra, është ideal për mëngjeset e shpejta ku e gjithë familja është me nxitim, por jo vetëm!

Gjalpi bimor VITAM do shkrihet në mënyrë perfekte në shumë nga recetat tuaja të preferuara familjare dhe do ta kuptoni për çfarë e kemi fjalën, vetëm kur ta ndjeni aromën e mirë të përhapet në shtëpi. Përfshini në gatimet tuaja përbërës jo veç të shijshëm, por edhe me vlera ushqyese.

Ja disa ide që mund t’i bëni që sot me gjalpin VITAM:

#1 – Biskota me 3 përbërës

Gjalpi i thjeshtë apo ai bimor: Nga ndryshojnë dhe cili

Gjalp bimor VITAM: 113 g

Sheqer: 67 g

Miell: 146 g

- Në një tas vendosni fillimisht gjalpin e butë me sheqerin dhe përziejini bashkë derisa gjalpi të ketë ngjyrë të verdhë të zbehtë.

- Shtoni miellin dhe përzieni së bashku për të formuar brumin.

- Pasi i jepni formë biskotave, vendosini në furrë të nxehur paraprakisht, 325 F, për rreth 18 minuta ose derisa pjesa e sipërme e biskotave të ketë marë ngjyrë të lehtë të artë.

- Opsionale: Dekorojini me sheqer pluhur dhe shoqërojini me çfarë të dëshironi.

#2 – Pancakes

Gjalpi i thjeshtë apo ai bimor: Nga ndryshojnë dhe cili

Vezë: 1

Qumësht: Rreth ¾ e një gotë

Gjalp bimor VITAM : Rreth 2 lugë

Miell: 1 gotë

Sheqer: 1 lugë (ose gjysmë luge mjalt)

Sodë buke: 1 lugë e vogël çaji

Shumë pak kripë

- Rrihni vezën derisa të duket si shkumë apo pakëz e fryrë.

- Shtoni qumështin dhe margarinën.

- Opsionale: Shtoni copëza çokollate, fruta të thata etj, sipas dëshirës.

- Hidhni pak gjalp në tiganin e nxehur dhe më pas, masat për pancakes.

- Kur masa të ketë marrë ngjyrë dhe mbi të të shihni bulëza të vogla, kthejeni në anën tjetër.

#3 – Muffins me banane, pa pjekje

Gjalpi i thjeshtë apo ai bimor: Nga ndryshojnë dhe cili

Kanellë e bluar: 1 lugë

Sheqer kaf ose i bardhë: Rreth 1 gotë

Miell: 250 g

Sodë buke: 1 lugë

Pluhur pjekje: 1 lugë

Kripë: 1 lugë e vogël

Vanilje: 1 lugë

Banane: 4

Gjalp bimor VITAM: 5 lugë

Vezë: 2

- Përzieni përbërësit e thatë në një tasë dhe përziejini derisa të duken si një e vetme.

- Në një tas tjetër, shtypni mirë bananet derisa të bëhen me “gunga”.

- Shtoni vaniljen, vezët dhe gjalpin.

- Përziejini dhe më pas shtoni edhe përbërësit e thatë.

- Rrihni përbërësit derisa të përzihen plotësisht me njëri-tjetrin.

- Në një tenxhere me avull, ngrohni ujin për 10 minuta ose derisa të vlojë.

Në të njëjtën kohë shtoni përzierjen në secilën nga enët tuaja të “muffins”. Lini pak hapësirë tek to, pra mbushini deri në ¾.

- Pasi të kalojnë 10 minutat, vendosni muffins e pagatuar në tenxheren me avull dhe sigurohuni që ta mbuloni tenxheren mirë.

-  Lërini në avull për 25-30 minuta nën nxehtësi të ulët dhe duhet të jenë gati për t’u shërbyer.

Burimet shkencore të përdorura: Medical News Today, Mayo Clinic, Health Line