Një vit pas ndërprerjes së mes të shtatzënisë së tretë, Chrissy Teigen kujton vogëlushin e saj përmes një postimi në Instagram.
Fëmija që do të quhej Jack nuk ja doli të vinte në jetë për shkak të komplikimeve që Teigen pati drejt fundit të shtatzënisë.
"Për djalin që gati patëm, një vit më parë ti më dhe dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të përballoj gjithçka edhe nëse nuk dua. Unë nuk pata mundësi të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe më mësove të dua veten, të kujdesem për trupin tim duke më bërë të kuptoj sa të çmuar ata janë dhe sa e mrekullueshme është jeta. Ata më thanë se bëhet më e thjeshtë, por ende s'është kështu. Mami dhe babi do të duan përgjithmonë."- shkruan Chrissy në postimin e saj të Instagramit.
Asokohe, modelja e ndau lajmin në kohë reale duke publikuar edhe foto nga momentet e dhimbshme gjatë qëndrimit në spital, foto të cilat nuk kaluan pa u kritikuar.
"Kam qenë sëmurë ne shtratin e spitalit fiks një vit më parë kur humbëm bebin tonë dhe i kërkoja djekësve të silleshin mirë, pasi lexoja komente nga më të ndryshmet. Sot ndoshta jam pak më e ndjeshme, prandaj ju them, shkoni në djall!"- vazhdon ajo.
- Shkelmime në bark fiks në javën kur bebushi do të lindte: Chrissy Teigen flet për ndjesinë e veçantë
- Chrissy Teigen mes emocioneve tregon se nuk do të jetë më kurrë shtatzënë
- Chrissy Teigen, zbulon tatuazhin dedikuar bebushit të ndjerë
- Chrissy Teigen flet për përvojën e dhimbshme dhe faktin se pse zgjodhi ta fotografonte