Eshtë tetor, gjethet kanë marrë ngjyrë të artë dhe ju duhet të se s'bën të bëni një xhiro të gjatë për të shijuar pamjet piktoreske të natyrës. Merrni disa ditë pushim dhe zgjidhni një vend për një fundjavë të gjatë, universi është në anën tuaj.
Fundjavat më të mira do të jenë ato të 2-3, 9-10, dhe 16-17 tetorit. Nëse doni një sugjerim, zgjidhni 9-10 tetorin për t'u arratisur nga rutina. Hëna e Re ju ka gjetur duke shkruar, apo duke punuar për një projekt të ri: mund të jeni duke lançuar një aplikacion, podcast, duke përfunduar një libër, etj. Nëse i përkisni kësaj fushe bëjeni tani.
Mund t'ju kenë kërkuar të firmosni një kontratë, për një shtëpi të re, etj, por mos e bëni tani. Prisni derisa Mërkuri të dalë nga prapavija pas datës 18 tetor. Dita perfekte për përfundim marrëveshjesh dhe fimosje do të jetë 31 tetori.
Udhëtimet janë sërish në axhendën tuaj rreth datës 20 dhe kësaj here po konsideroni një distancë edhe më të largët. Nëse jeni të lidhur, partneri/ja do të ishte gati t'ju bashkohej dhe t'ju mbështeste në çdo ide.
Përsa i përket punës, bashkëpunimet do të shkojnë shumë mirë. Ti dhe një nga kolegët e tu jeni në të njëjtën linjë dhe do të keni çdo shans për të krijuar dhe përfunduar projektet siç i mendoni ju. Thjesht fokusohuni dhe prisni shpërblimin. Një nga ditët më të lumtura të këtij muaji do të jetë e premtja e 15 tetorit. Mund ta shpenzoni në një restorant elegant, në një vend të veçantë apo duke bërë shopping. Më në fund, ditë me katër yje për romancën do të jetë 28 tetori, kur Afërdita dhe Shigjetari do të jenë në shenjën e Ujorit. Thuajse çdo gjë do të çelë vetë dhe krejt papritur, që nga një lidhje e bukur deri tek lançimi i një projekti të ri.
Në 30 tetor, do ta gjeni veten të zënë me punë. Fundi i tetorit romantik dhe dhe aventurier do t'ju përgatisë për nëntorin e orientuar 100% drejt karrierës. Bëhuni gati!
Me siguri keni vendosur që në tetor të bëni para. Në fakt, gjithë veprimet tuaja këtë muaj do të përkthehen në gjenerim të ardhurash duke ndikuar pozitivisht financat tuaja. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të jeni duke kërkuar një biznes të ri, e ndërsa nëse punoni për dikë, do të gjeni guximin të kërkoni rritje rroge. Bëjeni menjëherë pas Hënës së Re të 6 tetorit, pasi është kohë ideale për të kërkuar një rritje page dhe për të marrë përgjigje pozitive.
Nuk keni shpirt materialisti, por tetori juaj lidhet shumë me paratë. Do të doni të llogarisni shpenzimet, të kurseni, fitoni dhe investoni. Me Marsin në shtëpinë tuaj të dytë, (të të ardhurave dhe zotërimeve) keni harxhuar më shumë para se zakonisht, por kjo për shkak të shtrenjtësisë së gjërave. Faturat më të larta se zakonisht e justifikojnë dëshirën dhe vendosmërinë për të punuar më fort. Në 17-18 tetor, veprimet tuaja do të shpërblehen falë edhe pozicionit ndihmues së Marsit.
Do të jeni të zënë me punë dhe projekte të cilat do të shtohen ditët në vijim. Mesazhi është i qartë: Nëse doni të shtoni zerot në bankë, puna është aty dhe shpërblimet janë bujare. Mjafton të fokusoheni.
Më shumë para do të vijnë me Hënën e Plotë të 20 tetorit. Do të doni të merrni një kredi për një shtëpi, të investoni më shumë në biznesin tuaj, apo investime të tjera që i mendoni prej kohësh. Udhëheqësi juaj, Mërkuri është në prapavijë dhe gjatë kësaj kohe siç e dini s'është mirë të merrni vendime dhe as të nisni iniciativa të reja. Mos firmosni kontrata dhe mos pranoni asnjë marrëveshje pa këshillën e avokatit. Edhe për të investuar në portofolin tuaj, duhet të prisni deri pas datës 18.
Një nga ditët më të mira është 31 tetori dhe mund ta shfrytëzoni si të doni magjinë e saj. Mund të mbyllni një marrëveshje, mund të blini një makinë të re, lap top, apo të udhëtoni. Gjithçka do të shkojë sipas mënyrës suaj. A është fokusi i këtij muaji vetëm tek paratë? Po! Shanset e mëdha për dashurinë i keni në 2022-in, por tani për tani merruni me portofolin. Financat e mira ju japin gjithnjë mundësi të reja dhe kjo që sapo thamë është muzikë për veshët e një Virgjëreshe!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.