Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Ujori dhe Peshqit

Ky do të jetë një muaj i lumtur, i mbushur me mundësi të reja. E gjithë vëmendja juaj do të jetë ndaj njerëzve të huaj dhe vendeve të reja, që pas datës 6 tetor. Mund të nisni një lidhje të re biznesi me një ose disa njerëz që jetojnë jashtë. Në kushte normale mund të ishit jashtë vendit për t'i bërë këto bisedime, por jetojmë në një pandemi botërore, prandaj konferencat e Zoom-it janë mjaftueshëm. 

Jupiteri është në shenjën tuaj për herë të parë në 12 vite dhe do t'ju ndihmojë për t'i parë ndryshe gjithë projektet me të cilat po punoni tani. Mund të përfshiheni në një garë që do t'ju çonte në fitimin e një burse për një master jashtë vendit ku jetoni. 

Per një kohë të gjatë keni qëndruar larg shumë gjërave për të sigurtë prej pandemisë. Eshtë e kuptueshme të keni ankth përsa i përket fluturimeve të largëta që mund t'ju dalin këtë periudhë. Do të mund të udhëtoni këtë muaj, por kini kujdes dhe merrni gjithë masat e nevojshme. 

Do t'ju kërkojnë të firmosni letra në 20 tetor, por nëse puna pret më mirë ta bëni në 31 tetor, kur gjithë planetet janë në anën tuaj. 

Përsa i përket dashurisë, me Jupiterin në Ujor keni shanset më të mira krahasuar me çdo shenjë tjetër. Keni gjithçka të dashur Ujor. Ju duan të gjithë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2021: Ujori dhe Peshqit

Ju jeni shpirtëror, krijues dhe jo të fiksuar pas menaxhimit të parave, por ky muaj do t'ju bëjë të ktheni sytë nga financa. Do të doni të bëni një kontroll të mirë të të ardhurave, kursimeve dhe investimeve. Kjo dëshirë lidhet edhe me Hënën e Re të 6 tetorit. 

Saturni do të sjellë qëndrueshmëri dhe progresi juaj do të jetë i sigurtë. Gjatë prapavijës, kontrolloni herë pas here llogarinë bankare, për t'u siguruar që nuk janë bërë ndryshime të pa-autorizuara nga ju.

Sa më parë të zbuloni një problem aq më shpejt e zgjidhni. Nëse ju duhen para për të aplikuar diku, mund të mendoni për një kredi pas 6 tetorit. 

Fokusi i fortë tek paratë do të kulmojë në 20 tetor, kur do të merrni cash që s'e prisnit. Mund të jetë një rritje rroge, apo pagesa prej një klienti. 

Në karrierën tuaj, njerëzit e rëndësishëm ju shohin me respekt dhe admirim. Përgtituni që vizita e marsit, nga 13 dhjetori në 24 janar t'ju bëjë subjekt publiciteti dhe vëmendjeje. 

Në fund të këtij viti, Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të hyjë tek Peshqit për herë të parë në 12 vite, që do të thotë se 2022 është viti juaj! Shpenzojeni këtë kohë duke medituar për kapitullin e ardhshëm. Mund të emocionoheni që tani.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.