Celebrity

Bretman Rock bën histori në kopertinën e 'Playboy'

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2021

Bretman Rock bën histori në kopertinën e 'Playboy'

Ylli 23-vjeçar i rrjeteve sociale, Bretman Rock, është zyrtarisht në kopertinën e numrit të fundit të revistës dixhitale të Playboy. I veshur me kostumin ikonik të lepurushit, Bretman pozoi për revistën. Ndonëse ai nuk është djali i parë që bëhet pjesë e kopertinës, ai është i pari person homoseksual që shfaqet në Playboy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bretman (Da Baddest) Rock (@bretmanrock)

"Që Playboy të ketë një homoseksual në kopertinë është e rëndësishme për komunitetin LGBT+, për komunitetin e njerëzve të mi me ngjyrë dhe është e gjitha kaq surreale", tha ai. "Me të vërtetë po ndodh kjo? Sa bukur dukem!", vazhdoi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bretman (Da Baddest) Rock (@bretmanrock)

Bretman është i njohur për aftësitë e tij të grimit, videot me shumë humor në TikTok, Instagram dhe YouTube dhe stilin e tij të veçantë. Më parë, 23-vjeçari u bë partner me Playboy në qershor për të shitur bluza #Pride, në mbështetje të komunitetit LGBT+.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bretman (Da Baddest) Rock (@bretmanrock)