Pushteti

Raporti tronditës! 330,000 fëmijë të abuzuar seksualisht: Kisha katolike në Francë shpreh ‘turp’

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2021

Raporti tronditës! 330,000 fëmijë të abuzuar seksualisht:

Kisha katolike franceze ka shprehur "turp" dhe ka kërkuar falje, pasi një raport zbuloi se 330,000 fëmijë ishin viktima të abuzimit seksual nga klerikët dhe anëtarët laikë të institucioneve të kishës gjatë 70 viteve të fundit.

Publikimi i raportit historik të enjten ka tronditur njerëzit në lidhje me informacionet e tmerrshme të një "fenomeni masiv" të abuzuesve seksualë të fëmijëve që veprojnë për dekada brenda kishës dhe institucionet e lidhura me të.

Hetimi i pavarur, i cili ka zgjatur prej dy vjetëve e gjysmë, zbuloi se një numër marramendës i fëmijëve iu nënshtruan dhunës seksuale nga priftërinjtë dhe klerikët, ndërsa krimet u mbuluan në mënyrë "sistemike" nga një "vello heshtjeje" e qëllimshme në kishë.

Presidenti i komitetit hetimor, Jean-Marc Sauvé, tha në një konferencë për shtyp: "Deri në fillim të viteve 2000 kisha katolike tregoi një indiferencë të thellë dhe madje mizore ndaj viktimave."

Raporti zbuloi se rreth 216,000 fëmijë ishin viktima të dhunës seksuale nga priftërinjtë katolikë francezë, dhjakët dhe klerikë të tjerë nga viti 1950 deri në vitin 2020. Kur u përfshinë anëtarë laikë të Kishës, të tillë si mësues dhe mbikëqyrës katekizmi, shifra u rrit në të paktën 330,000 fëmijë të abuzuar seksualisht gjatë 70 vjetëve.

Raporti thotë se "shumica dërrmuese" e viktimave ishin djem, të cilët vinin nga një larmi e gjerë e prejardhjeve shoqërore dhe që u sulmuan në një moshë të re para se të arrinin adoleshencën. Disa shkelës seksualë brenda kishës ishin "grabitqarë" në një shkallë të gjerë, të cilët shënjestruan një numër jashtëzakonisht të lartë të fëmijëve për periudha të gjata, ku disa që kanë abuzuar me më shumë se 150 viktima.

Raporti tronditës! 330,000 fëmijë të abuzuar seksualisht:

Sauvé tha se numri i viktimave ishte i tmerrshëm dhe “në asnjë mënyrë nuk mund të mbetet pa përgjigje”. Ai i kërkoi kishës të paguajë dëmshpërblimet edhe pse shumica e rasteve ishin përtej statutit të caktuar për ndjekje penale. Ai rekomandoi që kisha katolike të rishikojë sistemin e saj të brendshëm ligjor, të reformojë qeverisjen, të rimendojë trajnimin dhe të shohë dinamikën që lejoi të ndodhë abuzimi.

Raporti bëri një "vlerësim minimal" të 2,900 dhe 3,200 abuzuesve seksualë të fëmijëve që vepronin në kishën katolike franceze që nga viti 1950, megjithatë ai tha se vetëm një pjesë e vogël e rasteve kishin nxitur veprime disiplinore sipas ligjit kanonik, e jo më ndjekje penale.

François Devaux, i cili krijoi shoqatën e viktimave La Parole Libérée, u tha përfaqësuesve të kishës në prezantimin publik të raportit: "Ju duhet të paguani për të gjitha këto krime."

Sauvé dhe ekipi i tij thanë se viktimat ishin përballur me vuajtje, turp, izolim dhe shpesh faj. Në raport ai shkroi: “Nëse perdja e heshtjes që mbulon aktet është grisur më në fund...ne u detyrohemi guximit të këtyre viktimave. Pa dëshminë e tyre, shoqëria jonë do të ishte ende e painformuar ose do të mohonte çfarë ka ndodhur.”

Raporti zbuloi se shkalla e madhe e abuzimit seksual në kishën katolike ishte më e lartë se në institucionet e tjera si shkollat shtetërore, kampet e pushimeve dhe organizatat sportive.

"Kisha katolike është, pas rrethit të familjes dhe miqve, mjedisi që ka përhapjen më të lartë të dhunës seksuale," theksohet në raport.

Shënim: Në një version të mëparshëm, shifra e fëmijëve të abuzuar u shkrua gabimishit 333,000. Artikulli është korrigjuar.

Burimet: Guardian, The Washington Post