KORONAVIRUS

Vaksina e re mund të jetë një 'fasho' [?]

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2021

Vaksina e re mund të jetë një 'fasho' [?]

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një mënyrë efektive (dhe pa dhimbje) për shpërndarjen e vaksinave. A do të merrnit një vaksinë në formë "fashoje të vogël" dhe jo me gjilpërë? Disa studiues mund të kenë zbuluar se di.

Shkencëtarët në universitetin Stanford dhe atë të Karolinës së Veriut në Chapel Hill printuan 3D një copë vaksine që mund ta aplikoni direkt në lëkurë pa dhimbje dhe mund të jetë edhe më efektive sesa vaksina juaj tipike me shiringë.

Duke përdorur një prototip printer 3D, ekipi i studiuesve zhvilloi copëzën polimer dhe e veshi atë me qeliza imune, duke zhvilluar një mënyrë për të administruar vaksina jo vetëm efektive, por që madje mund të bëhen dhe në komoditetin e shtëpisë tuaj.

Në teste, kjo copë vaksine krijoi një përgjigje imune që ishte 10 herë më e madhe se një injeksion vaksine për të mbrojtur kundër patogjenëve, si dhe një përgjigje të konsiderueshme të antitrupave të qelizave T dhe antigjenit për të rritur imunitetin, sipas studimit të fundit të botuar këtë muaj në Punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo teknologji mund të sjellë një revolucion më mënyrat tradicionale të vaksinimit, për t'iu përshtatur një numri vaksinimesh për sëmundje si fruthi, gripi, hepatiti, apo edhe Covid-19.

Ekipi hulumtues tashmë ka filluar të punojë për të krijuar "fasho" me vaksina si Pfizer dhe Moderna, ndonëse nevojiten testime të mëtejshme.

Burimi: Men's Health